katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim
    12 minutes ago
    Hyn në fuqi masa e përkohshme e Kushtetueses ndaj deputetëve
    16 minutes ago
    Moti sot në Kosovë
    17 minutes ago
    Konstituimi i Kuvendit – Fjala e fundit i mbetet Kushtetueses
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura
    21 hours ago
    “Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga
    21 hours ago
    Punëtorët e KEK-ut do të marrin një bonus në vlerë prej 400 euro
    24 hours ago
    “Ditët e Diasporës” në Vushtrri, Komuna pret bashkatdhetarët
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    17 minutes ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    2 days ago
    Zëri që shëtit botën me “Messiah” takon në Kosovë këndimin e thellë
    2 days ago
    Dua Lipa emocionon fansat me një video në shqip para nisjes së ‘Sunny Hill’
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    23 hours ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    6 days ago
    Niveli i ri i Inteligjencës Artificiale: ChatGPT vepron dhe vendos për ty
    6 days ago
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    2 weeks ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    21 hours ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    2 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    4 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    7 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Puna e aktivistëve në Podujevë që po sjell ndryshime pozitive
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraPeople

Puna e aktivistëve në Podujevë që po sjell ndryshime pozitive

Last updated: 26/01/2024 6:44 PM
1.7k Shikime
Shpërndaje
Genc Rashiti - Aktivist dhe Drejtor Ekzekutiv i Organizatës 'Oaktiv'

Kishte filluar nga nevoja për të zgjidhur problemet e punësimit të studentëve, por shpejt u bë derë e adresimit të shumë çështjeve që prekin shoqërinë e Podujevës.

Oaktiv, është organizatë joqeveritare, që inicon projekte në komunën e Podujevës dhe zhvillon aktivitete të ndryshme vullnetare, kryesisht në mbështetje të fëmijëve dhe personave me nevoja të veçanata.

Genc Rashiti, drejtor ekzekutiv i organizatës Oaktiv themeluar në vitin 2018, shpjegon idenë dhe motivin rreth themelimit të organizatës të cilën ai e drejton.

genc rashiti

Mundesh me e lexu edhe…

Bizneset kërkojnë politika të mirëfillta për zhvillim

“Në kohën kur Oaktiv është formu, pothuajse secili prej neve e ka pasur problemin punësimin, kemi studiu dhe nuk na kanë ofru mundësi për me u zhvillu në fushën ku na kemi dashtë edhe si reagim i kësaj gjendje kemi formu Oaktivin, jo veç me u anku, po me vepru diçka dhe me përmirësu diçka në komb. Fokusi kryesor ka qenë në fillim tek studentët, te të rinjtë që i përfundojnë studimet. Po ashtu edhe ata që përfundojnë shkollën e mesme, drejt orientimit të tyre në për studime. Te studentët, një lloj avokimi për ta, procesin e punësimit. Kjo ka qenë ideja fillestare. Kemi qenë 12 të rinj, 12 shokë që e kemi formu këtë shoqëri. Secili prej tyre sot fatmirësisht është i punësuar edhe pjesa më e madhe e tyre nuk janë ata më që po kërkojnë punë, por janë ata që ofrojnë”, shprehet Genci.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nga fokusi i problematikave studentore, organizata Oaktiv mori kahje më të zgjeruara, siç janë edhe fushatat sensibilizuese deri në krijimin e qendrës për fëmijë me nevoja të veçanta.

“Projekti ‘Ec me këmbët e tyre’ është një prej projekteve të Oaktivit që ka pas jehonën më të madhe në media. Oaktivi synimin kryesor e ka pasur për personat me nevoja të veçanta që me pasë një reagim qytetar, me pasë një mobilizim të shoqërisë dhe me i kuptu realisht cilat janë brengat e personave me nevoja të veçanta. Komplet si ngjarje, komplet si projekt e kemi zhvillu me qëllimin e sensibilizimit të komunitetit për personat me nevoja të veçanta. Një prej aktiviteteve, projekteve ose një prej veprave që ‘Ec me këmbët e tyre’ ia ka lanë qytetit të Podujevës -është edhe murali i qytetit, i cili është i kthyer kah komuna, kah vendimmarrësit, që ata sa herë t’i kthejnë sytë andej, të mendojnë që në kuadër të politikave tyre t’i fusin edhe personat me nevoja të veçanta”, thotë ai.

fuhata ec me kembet e tyre

Genci shprehet i kënaqur që si rezultat i nismës së Oaktiv, sot në një nga shkollat e Podujevës është hapur një qendër për fëmijët me nevoja të vecanta.

“Sot shkolla Shaban Shala ka marrë një projekt, një donacion prej Bashkimit Evropian, një donacion shumë të konsiderueshëm, që është shndërru në një qendër për personat me një aneks të shkollës, për personat me nevoja ose më saktë fëmijët me nevoja të veçanta. Projekti, ‘Ec me këmbët e tyre’ është mbështetur prej UNDP-së, por për me rritë në shkallën sa ky projekt është rritur është një meritë shumë e madhe prej secilit anëtar të Oaktivit, që është angazhuar me të gjitha format që ka pasur mundësi për me rritë si projek”, shton tutje ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Oaktiv ka filluar si organizatë me mbështetje vetanake të anëtarëve, me aktivitete më të vogla, deri tek ato projekte bashkëpunuese madhore për qytetin.

“Nuk pres për me marrë diçka prej saj, por arsye se është kontribut që buron prej brenda dhe mu më bën me u ndje mire, kur e shoh që në komunitet kam dhënë një kontribut, kur e shoh që në komunitet ka ndodhur një ndryshim për shkak të inicimit tim dhe të ekipit të Oaktivit. Mbështetja pra e parë ka ndodhur prej vetë neve, prej vetë vullnetit tone. Shumë projekte janë kanë vetëfinancim d.m.th për shumë nisma, me i quajtë jo projekte janë kanë vetë financim prej anëtarëve të organizatës e mandej kemi kalu edhe projekte që kanë pasë afat më të gjatë, për shembull projekti Qytet Miqësor është prej projekteve më të mëdha…”, shprehet Genc Rashiti.

Organizata Oaktiv

Ndërsa, edhe koordinatorja e këtij projekti ‘Qytet Miqësor’, Kaltrina Rushiti – Çitaku iu bashkua nismës si shkak i tematikës dhe mesazhit pozitiv.

“Me organizatën jam bashku, për arsye se e kam pa më shumë, punën që e kanë bërë, të rinjtë që e kanë bërë punën në këtë organizatë, për qytetin tonë, për fëmijët tanë. Më shumë e kam vërejtur punën tek projekti ‘Ec me këmbët e tyre’, një ngjarje që e kanë mbajt në shesh, në momentin që e kam parë gëzimin tek ata fëmijë, mu mu ka doktë diçka prekëse edhe shumë e mire. Kur ka ardhë projekti ‘Qyteti Miqësor’  për fëmijët kur e kam parë tematikën e këtij projekti, mu më ka bërë pak për vete kjo pjesë, edhe ngjarja te ‘Ec me këmbët e tyre, edhe komplet si projekti ‘Qytet Miqësor’’ për fëmijët”, shprehet Kaltrina.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
kaltrina rushiti – Çitaku

Ndërsa, Kaltrina inkurajon të rinjtë të angazhohen në komunitet me veprime të mira personale edhe nëse nuk janë pjesë e organizatave.

“Mesazhi im për krejt të rinjtë që dëshirojnë me u bashku si me organizata si me aktivitete se nuk d.m.th veq me qenë pjesë e një organizate për me dhënë kontributin tënd për komunitetin, por varet edhe ti sa angazhohesh veç vetë, qoftë një ndihmë sado të vogël”, shtoi tutje ajo.

Ndërkaq, veprimtaritë e shoqërisë Oaktiv, kalojnë përtej projekteve materiale e sensibilizuese. Së fundmi Oaktiv ka inicuar edhe aktivitete të grupeve tjera shoqërore, siç janë edhe me Policinë e Kosovës, që ata të bëhen pjesë e forumeve diskutuese lidhur me tema të caktuara që preokupojnë këtë kategori së bashku me pjesën tjetër të shoqërisë për të cilën Rashiti pranoi edhe një dekoratë simbolike nga Policia në Podujevë.

Foto: Genc Rashiti /Facebook

kështu, jo vetëm në fillim, por mbështetja vetanake e anëtarëve të Oaktivit vazhdon. Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të kësaj Organizata, Genc Rashiti përmes fondacionin “EDU Fondacion’ që financohet nga biznesi i tij privat ndan tre mijë euro duke ua mundësuar 60 personave mësime falas në linguistikë, inovacion dhe trajnime. Por jo vetëm kaq!

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“EDU-ja një pjesë të hapësirës e garanton për krejt OJQ-të e Podujevës, për krejt aktivitetet e e shoqërisë civile në Podujevë. Është kjo salla përballë neve që ju ofrohet krejt organizatave në shfrytëzim e në këmbim të saj nuk kërkohet pagesë për krejt organizatat që veprojnë ose janë me bazë në Komunën e Podujevës. Ne si Oaktiv për rreth tri ose katër vjet kemi funksionuar nëpër kafene. Zyra jonë, instituti jonë, vendi ku ne kemi trajtu gjërat, ka qenë kafeneja. Duke e kuptuar këtë pjesë, ne e kemi kuptuar se me çka përballen organizatat e reja në Podujevë edhe ka qenë iniciativë që EDU-ja në këtë rast t’ia ofrojë shoqërisë civile në shfrytëzim. Kjo salla, se ku jemi tash duke mbajtur intervistën, është sallë e Oaktivit dhe i garantohet puna Oaktivit me orar ditor”, shpjegoi Genci.

genc rashiti

Paragjykimiet, e ngecjet janë pjesë e çdo pune, por këto Genci nuk i shesh si arsye për të ndaluar veprimtaritë e veta vullnetare për shoqërinë e qytetin ku ai jeton.

“Në këtë pjesë shpesh herë të shkon mendja, kur ti gjykohesh, lodhesh me një aktivitet, kur një aktivitet nuk u shku qysh ke dasht ose planifiku, por e bëjmë një pushim të shkurtër edhe të nesërmën vazhdojmë me vullnetin e njëjtë. Oaktivi po i bënë 5 vjet që funksionon në Podujevë, edhe pa bazament, pa bazë të sigurt që ka me vazhdu tutje, asnjëherë nuk mendoj me u tërhheq dhe me u marrë me veten, për arsye se edhe ato 5 vite kanë qenë, 5 vite të miat, edhe të kontributit që e kam bërë për qytetin për organizatën edhe shoqërinë civile në tërësi në Podujevë. Të rinjve ju bëj thirrje, te pjesa e angazhimit qytetar, me e kuptu rëndësinë e angazhimit jo veç për komunitetin. Unë asnjëherë nuk bëhem hipokrit me thënë që unë kam mendu vetëm per komunitete edhe kontributi u kane vetem per komunitet. Tu qenë pjesë edhe vetë komunitetit vetë ky kontribut që e kam bërë për komunitet ka qenë kontribut edhe për mua. Te unë ka ndiku jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e shkathtësive të mia”, përfundoi ai.

Genc Rashiti

Edhe pse secila veprimtari ka vështirësitë e veta, organizatat e shoqërisë civile janë ato që zakonisht kapërcejnë kulmet e sfidave për të mbijetuar, por vullneti dhe dëshira për të parë ndryshime dhe për të pasur një impakt pozitiv në shoqëri bën që të vazhdohet tutje drejt sukseseve kolektive, e siç thotë edhe Genci drejt rritjes së vetëbesimit personal për të bërë gjëra të mëdha. /Katror.info

Edicionin #36 të plotë e gjeni KËTU 🙂

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:aktivizmi qytetargenc rashitilajme të mirandryshime pozitiveOaktivorganizata joqeveritarepeoplepuna vullnetaretopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë drejt rikonstruksionit rrënjësor
Artikulli i ardhshëm Ermonela Jaho vlerësohet me çmimin për artisten më të mirë të huaj nga Opera e Spanjës

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave

Lajme të mira

Greqia bëhet shteti i parë në Evropë që ndalon peshkimin në zonat e mbrojtura

15 Shikime
Lajme të mira

“Epoka e pandëshkueshmërisë klimatike merr fund” – Vendim historik nga Haga

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?