A jeni mjaftueshëm i zgjuar për të punuar për Elon Musk? Vëreni veten në test dhe zbuloni nëse do mund t’i përgjigjeshit pyetjes që Musk ia bën çdo kandidati – pavarësisht pozicionit të punës ku ai ose ajo po aplikon.
Në ditët e para të Tesla-s, Elon Musk ishte ai që intervistonte çdo kandidat të mundshëm që hynte në dyert e kompanisë. Nuk kishte rëndësi se për çfarë pozicioni po intervistohej – ai donte të fliste me të gjithë pretenduesit.
Sipas biografisë së tij, pyetja që bëhej në çdo intervistë pune me Elon Musk ishte kjo:
“Jeni duke qëndruar mbi sipërfaqen e tokës. Ecni 1 km në jug, 1 km në perëndim dhe 1 km në veri. Ju përfundoni pikërisht aty ku ishit kur filluat. Ku jeni?”
Përgjigja e saktë është:
.
.
.
.
Poli i Veriut.