Një gjykatë e vjetër në Londër do të bëhet me një pyll në çati, e që do të jetë më i madhi në gjithë Evropën, pasi që aty do të mbillën mbi 125 pemë dhe më shumë se 10 mijë bimë në total.

Roots in The Sky siç quhet ky projekt, do të realizohet nga Fabrix, një kompanie arkitekturore, dizajni dhe teknologjie që synon t’u japë jetë të re hapësirave urbane të pashfrytëzuara.

Zona e çatisë do të përfshijë një bar, pishinë dhe tarraca private për zyrat që gjenden poshtë tyre. Gjelbërimi do të përfitojë nga një sistem pasiv i marrjes së ujit dhe ujitjes, dhe shpresojmë se mund të rifusë jetën e egër në qytet.
Puna për realizimin e këtij projekti pritet të fillojë në janar./Katror.info