Trupi i Qendrës Kulturore të Fëmijëve nga Prishtina po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi, ku marrin pjesë mbi 60 shtete.
Përmes valleve tradicionale shqiptare, fëmijët prezantojnë kulturën dhe traditat e vendit në skenën ndërkombëtare. Aktiviteti synon promovimin e pasurisë kulturore dhe angazhimin e të rinjve në artet performuese.
Drejtoria e Kulturës e Qendrës ka vlerësuar pjesëmarrjen si një mundësi për përfaqësim kulturor dhe zhvillim artistik për fëmijët./Katror.info