katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë z. Harry Bajraktarit
    33 minutes ago
    Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
    38 minutes ago
    Shqipëria hap grupkapitullin 5 me BE-në në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare në Bruksel
    2 hours ago
    Supremja shfuqizon dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë
    26 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne
    46 minutes ago
    Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”
    1 hour ago
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    2 days ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    3 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    54 minutes ago
    David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”
    1 hour ago
    Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë
    1 hour ago
    Dolly Parton nderohet me Çmimin Humanitar, ndërsa Tom Cruise shkruan histori në ceremoninë e Akademisë
    3 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    25 sanduiçet më të mira në botë
    2 hours ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    3 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    4 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    3 hours ago
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    3 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    3 days ago
    Vetëm 1% e vizitorëve të Grand Canyon e kanë parë këtë pjesë të tij
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Qershori, muaji i Kosovës në Berlin
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Qershori, muaji i Kosovës në Berlin

Last updated: 17/06/2024 9:24 AM
201 Shikime
Shpërndaje
Foto: Ambasada e Kosoves ne Gjermani/Facebook

Një javë e mbushur me kulturë, muzikë dhe film nga Kosova ndriçoi Berlinin, duke përfunduar me një festival unik. A do të bëhet kjo një traditë e përvitshme?

Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të premten më 14 qershor me shfaqjen e filmave të Samir Karahodës “Pa Vend” dhe Dea Gjinovcit “Sans Kosovo”. “Pa Vend” tregon historinë e klubit të pingpongut të Prizrenit pas luftës, duke ndjekur udhëtimin e dy lojtarëve të rinj që bartin tryezat e pingpongut nga një vend në tjetrin për të mbajtur gjallë sportin e tyre të dashur. “Sans Kosovo” kthehet edhe më larg në historinë e Kosovës dhe tregon historinë e një studenti fizike në Universitetin e Prishtinës i cili, pas përfshirjes në protestat studentore për autonominë e Kosovës në Jugosllavi, detyrohet të arratiset nga vendi. Filmi tregon ndikimin e mërgimit në jetën e tij dhe të vajzës së tij, e cila përpiqet të kuptojë këtë pjesë të identitetit të saj.

Foto: DW

Një natë e veçantë në Kesselhaus 

Mundesh me e lexu edhe...

Supremja shfuqizon dy nene të udhëzuesit për liberalizimin e tregut të energjisë

Ngjarja kulmore e Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin ishte koncerti i Vjollca Robelli-Mripas, mbajtur pikërisht në ditën e çlirimit, më 12 qershor. Ambasadori Faruk Ajeti, në fjalën e tij, kujtoi se qindra mijëra shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre duke lënë pas një vend të shkatërruar: “Unë isha një prej tyre. Ashtu si shumë prej jush. Po të më kishte thënë dikush se pas 25 vjetësh do të flisja në Berlin në një koncert jazz-i nuk do ta kisha besuar. Por ia dolëm!”, tha Ajeti. Ai falenderoi Gjermaninë për ndihmën që i jep vazhdimisht Kosovës: “Së bashku me miqtë tanë gjermanë arritëm jo vetëm të kthehemi, por edhe të rindërtojmë një vend tërësisht të shkatërruar që është bërë një shembull demokratik, i pavarur, sovran dhe multietnik jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më pas, personazhi kryesor i mbrëmjes, Vjollca Robelli-Mripa, e cila, si Ajeti, ka kaluar pjesën më të rëndësishme të fëmijërisë në atmosferën shtypëse të regjimit të Sllobodan Milosheviçit, do të këndonte një këngë për ato vite, nëntëdhjetat. “90s” ku flet ndër të tjera edhe për ngjarjen më traumatike në jetën e saj, vrasjen e shokut bashkëmoshatar 13-vjeçar: “Një djalë i traumatizuar, i frikësuar për jetën e tij/ Kur policia e qëlloi dhe ai vdiq.”

Foto: DW

AJO dhe DJ Galouchë – dy gratë që i bënë të gjithë të kërcenin  

Këngëtarja e njohur kosovare e ka shkruar enkas në anglisht, për të sensibilizuar për padrejtësitë që ndodhin në botë, çmimin më të lartë të të cilave e paguajnë fëmijët, siç i tha nëna e katër fëmijëve, DW. Në këngë, Vjollca Robelli-Mripa, e cila quhet me emrin artistik “AJO” sensibilizon: “Sot, diku ende rrjedh gjak, por ti je i verbër, nuk e shikon, je shurdh, nuk e dëgjon.”

Repertori i koncertit përbëhej, veç këngëve të kompozuara prej saj, edhe nga këngë të gëzuara qytetare shqiptare, si “Oj Zogo” apo “Lule Lule”. Këto dhe performanca e mëvonshme e DJ Galouchë, alias Mevlude Kosumi, e lindur në Rosenheim të Bavarisë, entuziazmuan publikun në sallë dhe i bënë të kërcenin së bashku, nga frekuentuesit e rregullt të jetës së natës së Berlinit e deri te deputetët e Bundestagut dhe diplomatët e huaj të akredituar në Berlin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Foto: DW

Java e Kulturës kishte filluar të hënën, më 10 qershor, me një ekspozitë fotografike të Arjan Mavriqit, në Ambasadën e Kosovës. Fotografi i njohur i jetës së egër prezantoi bukuritë natyrore dhe faunën e egër të Kosovës, duke ndarë me vizitorët sfidat dhe momentet e kapjes së këtyre imazheve të rralla. Kjo ishte Java e parë e Kulturës së Kosovës në Berlin, dhe ambasadori Faruk Ajeti ka vendosur ta bëjë këtë ngjarje të përvitshme.

Diaswhora Festival: Një aktivitet ndryshe

Aktivitetet e Berlinit që përkujtojnë çlirimin e Kosovës nuk përfunduan të premten. Të dielën, më 16 qershor 2024, një grup alternativ i Berlinit organizon në ambientet e kinemasë ACUD një festival pak më ndryshe. Diaswhora, një bashkim fjalësh mes “diaspora” dhe “gra”, organizohet nga Jehona Jahaj, një aktiviste shqiptare dhe themeluese e “Marrja Zezë”. E lindur në Kosovë dhe rritur në Berlin, Jahaj ka si vokacion atë që ajo e quan “shërimin ndërbreznor”, prandaj edhe ka futur në program jo vetëm filma, dhe panele diskutimesh, por edhe ushqime tradiocional, si fli, e deri te koncertet muzikore dhe nje natë klubi, ku sërish performon DJ Galouchë. Në ekip janë edhe Enver Hadzijaj, drejtor arti, artist dhe mësues në AMD Academy of Fashion & Design në Berlin, si dhe Leart Rama, regjisor filmash dhe artist zëri nga Kosova (Katarzë Films dhe BLISS).

Edhe ky festival dëshiron të jetë i pari dhe të jetë i përvitshëm. Nëse kjo ndodh, atëherë gjasat që qershori në vitet e ardhshme të bëhet muaji i Kosovës në Berlin nuk janë të pakta./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Osmani: Anëtarësimi në NATO më urgjent për Kosovën sesa integrimi evropian
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova prezantohet në panairin ndërkombëtar të investimeve IME 2025
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Sonte përmbyllet Java e Filmit në Suharekë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Fisnik Asllani: “Edhe po të ëndërroja nuk do ta imagjinoja kështu”
TAGGED:ambasada e kosoves ne gjermaniBerlinFaruk AjetiJava e Kultures se KosovesKesselhouslajme të miratop3TophomeVjollca Robelli Mripas

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Euro 2024 vazhdon, sot luhen duelet e Grupit D dhe E
Artikulli i ardhshëm Studimi i Institutit Reuters: Rritet përqindja e njerëzve që po u shmangen lajmeve

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne

21 Shikime
Sporti n'Katror

Kosova synon fitore ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”

33 Shikime
People

Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?