Është një rajon i njohur tashmë për biodiversitetin e tij të mahnitshëm dhe tani Mekong-u mund të shtojë edhe 234 krijesa të tjera në listën e tij të gjatë të banorëve.
Ky është numri i bimëve, zvarranikëve, amfibëve, peshqve dhe gjitarëve të rinj të zbuluar në zonën që përfshin Kamboxhian, Laosin, Mianmarin, Tajlandën dhe Vietnamin gjatë vitit 2023.
Zbulimet janë dokumentuar në një raport të ri të publikuar këtë javë nga Fondi Botëror për Natyrën [WWF].
Ndër gjetjet ishte një iriq “vampir” me lesh të butë dhe dhëmbë të mprehtë, një triton krokodil që jeton në lartësi të mëdha dhe një specie e re hardhucash dragon që është fshehur në majat e thepisura karstike të Laosit për miliona vite, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
WWF-ja deklaroi se ky numër ndoshta përfaqëson vetëm majën e ajsbergut, pasi nuk përfshin jovertebrorët si merimangat dhe fluturat, si dhe kërpudhat, myshqet dhe algat.
“Edhe pse këto specie u përshkruan nga shkenca vetëm vitin e kaluar, ato kanë jetuar në habitatet unike të rajonit tonë për shumë mijëvjeçarë,” tha Chris Hallam, drejtues rajonal për jetën e egër në WWF- në Azi.
“Secila prej këtyre specieve është një pjesë kritike e një ekosistemi të shëndetshëm dhe funksional dhe një thesar në trashëgiminë natyrore të pasur të rajonit” përfundoi ai. /Katror.info
Përgatiti:
