Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në lagjen “Kodra e Trimave” ka përfituar inventar të ri pas procesit të renovimit, me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët, shkruan Katror.info
Pas përfundimit të rinovimeve në disa QMF, është nisur inventarizimi dhe pajisja e tyre me mjete moderne, të cilat do të ndihmojnë në ofrimin e një kujdesi më efikas dhe cilësor për pacientët.
Ky investim është pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm për të përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet shëndetësore, duke siguruar kushte më të mira për pacientët dhe profesionistët shëndetësorë./Katror.info