katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Temperatura të larta sot në Kosovë
    24 hours ago
    Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë
    1 day ago
    KFOR-i dhuron pajisje të ndryshme në disa komuna të vendit
    2 days ago
    Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027
    2 days ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qershori nis me suksese: Arritje dhe ngjarje inspiruese në Kosovë – Edicioni #17
    24 hours ago
    Digjitalizimi – kapitull i ri për trashëgiminë arkeologjike nënujore
    1 day ago
    Para koncertit, Jaho bën thirrje për ndërtimin e një shtëpie të Operës në Kosovë
    1 day ago
    Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
    2 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    3 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    3 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    3 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Quincy Jones, arkitekti i muzikës afro-amerikane
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Quincy Jones, arkitekti i muzikës afro-amerikane

Last updated: 17/11/2024 9:49 AM
306 Shikime
Shpërndaje
Quincy Jones ne ceremonine e Grammy Awards, 1982 | Foto: CBS via Getty

“Unë besoj se njëqind vjet nga tani, kur njerëzit të shikojnë mbrapa në shekullin e 20-të, ata do të shikojnë Miles Davies, Bird, Clifford Brown, Ella Fitzegarld, Dizzy, dhe shumë të tjerë ashtu si i shikojmë ne sot Mozart-in, Chopin-in, Bach-un dhe Bethoven-in.” Quincy Jones i pat thënë këto fjalë për “Fresh Air” të NPR në vitin 2001. Ai ka punuar me të pesë gjenitë e muzikës afro-amerikane të lartpërmendur.

“Unë vetëm shpresoj që një ditë, Amerika do të njohë atë që pjesa tjetër e botës tashmë e ka njohur, që muzika jonë indigjene- gospel, blues, jazz dhe R&B -është zemra dhe shpirti i gjithë muzikës të popullarizuar, dhe se ne nuk mund të lejojmë që kjo trashëgimi të rrëshqasë në errësirë”.

Ky glorifikim dhe bindje për muzikantët afro-amerikanë është kryefjala e jetës dhe veprës së Quincy Jones.

Mundesh me e lexu edhe…

Temperatura të larta sot në Kosovë

Më 14 mars 1933, Quincy Jones u lind në anën e gabuar të qytetit të Çikagos në kohën e krizës më të madhe ekonomike ndonjëherë, që njihet si “Depresioni i madh”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Unë nuk kam lindur në Bel Air. Unë jam nga Ana Jugore e Çikagos,” thotë ai në dokumentarin 2018 të Netflix, duke përmendur një zonë me një histori dhune dhe varfërie.

Quincy | Official Trailer [HD] | Netflix

“Në vitet ’30, gjatë depresionit, dreqin, jeta ime nuk ishte aspak tallje ? Ne humbëm nënën kur isha shtatë vjeç, dhe vëllai im dhe unë ishim si minjtë e rrugës.”

Në fillim, nuk ishte ëndrra muzikore, por ajo e krimit.

“Doja të bëhesha gangster deri në moshën 11-vjeçare. Ju dëshironi të jeni atë që shihni, dhe krimi ishte gjithçka që kemi parë asokohe”, thoshte ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Për Quincy Jones ka histori ndër më të ndryshmet. Ai ka ngrënë minj për të mbijetuar, ka marrë pjesë në funeralin e tij dhe pretendonte se e dinte kush e qëlloi në të vërtetë John F Kennedyn. Ai me mburrje tregonte shenjën e një plage të vjetër mbi syrin e tij të shkaktuar nga një akullthyes – dhe një mbresë në dorën e tij falë një tehe çelësi. Në këtë tollovi, ai ka ndihmuar Dizzy Gillespie, Ray Charles, George Benson, Michael Jackson, Donna Summer dhe shumë të tjerë të krijojnë ndër muzikën më të dashur të shekullit të 20-të.

Të gjithë ata artistë ishin afro-amerikanë dhe Jones e kupton thellësisht vitalitetin e punës së tyre ndaj strukturës muzikore amerikane. Jones u rrit i varfër në anën jugore të Çikagos gjatë Depresionit, por u transferua në Seattle kur ishte 10 vjeç. Pikërisht atje, kur ishte adoleshent, Jones u miqësua dhe filloi të bashkëpunonte me Ray Charles – një miqësi që do të mbetej e fortë deri në vdekjen e Charles më 2004.

Edhe pse Jones kishte ndjekur muzikën si adoleshent i ri, ai tek në vitin 1952 u punësua si trumpetist në grupin Lionel Hampton Big Band, ku kanë luajtur Louis Armstrong, Benny Goodman, Buddy Rich, Charlie Parker, Charles Mingus, Oscar Peterson, Dizzie Gillespie dhe shumë të tjerë. Aty filloi karriera e tij. Që nga ai moment, Jones nuk ishte thjesht një trumpetist, ai u bë student i zërit, i aranzhimit, i mënyrës se si muzika mund t’i fliste shpirtit. Në tërë këtë merak Jones nuk u bë kurrë një instrumentist i njohur. Ajo që e bëri atë të famshëm dhe të pasur ishte puna e tij si aranzhues, kompozitor, producent dhe manjat mediatik, puna e tij përfshin grupet e mëdha përmes bebop, pop, xhaz, kolona zanore të filmave, tema televizive dhe hip-hop.

Bashkëpunimi i tij me Ray Charles, i cili zbatonte maksimumin e tij të pakufishmërisë artistike, duke ndërthurur R&B, soul, blues, gospel, jazz dhe madje edhe muzikë country, Quincy mbeti një pjesë integrale e historisë së tij, duke shkruar dhe aranzhuar “Ray” për albumin “The Great Ray Charles” të vitit 1957. Album i rëndë, bluz dhe plot lëvizje ku melodia kanalizon admirimin e Jones për gjeniun Ray Charles.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Ray Charles – The Ray (Instrumental)

Quincy ishte në mes të një periudhe të frytshme si shkrimtar dhe aranzhues i Orkestrës Count Basie, në albume si “Basie One More Time” të 1959-ës dhe “String Along With Basie” të 1960-ës.

“Soul Bossa Nova” është një instrumentale e njohur, e kompozuar dhe interpretuar për herë të parë nga Quincy Jones, në albumin e tij të vitit 1962 “Big Band Bossa Nova” dhe stilin relaksues të Sambës Braziliano Portugeze e shndërron në zhanër botëror.

Ndërkohë, në rock ‘n’ roll, muzika e re dhe premtuese asokohe, gjërat shkonin keq. Buddy Holly kishte vdekur, Chuck Berry ishte në burg, Jerry Lee Lewis ishte në telashe për një skandal martese dhe Elvis Presley po rrëshqiste nga një film i keq në tjetrin. Little Richard, nga ana e tij, ishte rilindur dhe kishte braktisur rock ‘n’ roll-in, duke iu drejtuar Jezusit me lutje gjatë viteve 1960, me albumin “Pray Along With Little Richard”.

Duke kuptuar që hitet e tij të mëparshme, si “Tutti Frutti” dhe “Long Tall Sally” kishin shumë të përbashkëta me muzikën gospel, Quincy ndezi një zjarr të ri tek Richard me anë të një projekti të vitit 1962 “The King of the Gospel Singers”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Quincy u zhvendos në Nju Jork, duke u futur në skenën e pamëshirshme të xhazit të qytetit, duke punuar si kompozitor, aranzhues dhe dirigjent. Në moshën 25 vjeçare, ai drejtonte grupin e tij, një arritje që pakkush mund ta ëndërronte. Karriera e tij e çoi në të gjithë Evropën, ku studioi nën Nadia Boulanger, një nga instruktoret e mëdha të muzikës klasike, një grua që i mësoi atij se muzika nuk ka racë, nuk ka kufij, por ka fuqinë për të lëvizur njerëzit.

Ndikimi i tij u zgjerua më tej kur ai pushtoi Hollywood-in, duke kompozuar partitura për filmat të mëdhenj dhe duke u futur në një industri që kishte injoruar prej kohësh krijuesit afro – amerikanë. Ai shkroi kolona zanore për filma si “In the Heat of the Night” dhe “The Pawnbroker”, dhe shumë shpejt, muzika e tij ilustronte ankthet, betejat dhe shpresat e kombit përmes tregimeve muzikore.

Angazhimi i tij në studiot Motown të Detroitit e fut atë në lidhje të forta profesionale dhe personale me Aretha Franklin ndërsa ata punonin në disa projekte, veçanërisht një koncert përfitimi për Memorialin Martin Luther King Jr.

Puna e tij si aranzhues xhaz dhe drejtues bande e solli atë në kontakt të ngushtë me muzikantë të shumtë të xhazit të Detroitit. Shumë muzikantë të sesioneve që prisnin dhëmbët në studiot e Motown të luanin në grupet e Quincy sepse puna dhe lidhjet e tij shtriheshin shumë përtej çdo hapësire, duke ndërthurur zhavorrin e Nju Jorkut, lustrimin e L.A. dhe shpirtin e Detroitit, Jones solli thelbin e Motown në Hollivud, duke i treguar botës se muzika e zezë nuk ishte thjesht e zakonshme – ajo ishte thelbësore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më 1973, Jones prodhoi “Hey Now Hey” (The Other Side of the Sky) të Aretha Franklin-it, kjo ndërmjetësoi – dhe forca e materialit të saj – e bën “Hey Now Hey” një vështrim intrigues ndaj Mbretëreshës së Soulit në një gjendje tranzicioni.

Aretha Franklin | Hey Now Hey | Live 1973

Ndërsa punonte si mbikëqyrës dhe producent muzikor në The Wiz të vitit 1978, një adaptim filmik i muzikalit të Broadway-it me të njëjtin emër, ai u impresionua nga ylli i ri adoleshent, Michael Jackson, i cili tashmë kishte bërë bujë si fëmijë  yll në grupin familjar “The Jackson 5”.

Pas përfundimit të xhirimeve, Jackson i tha menaxherëve të tij, Freddie DeMann dhe Ron Weisner, se donte që Jones të ishte producent i tij.

Ky ishte viti 1977 dhe disko mbretëronte, Quincy Jones ishte ende shumë në xhaz dhe kishte prodhuar vetëm hite vallëzimi ose muzikë filmike, kur Jackson iu afrua. Jones hodhi poshtë ankthet e këngëtarit të ri: “Nëse është menduar që ne të punojmë së bashku, Zoti do ta bëjë këtë të ndodhë. Mos u shqetëso për këtë,” i patë thënë Quincy Jones Michael Jackson asokohe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ndërkohë, Jones prodhoi perlë të 1979-ës në funk-soul “Masterjam” nga Rufus dhe Chaka Khan.

Por, muzika që Quincy Jones prodhoi me Michael Jaskson mund të dëshmojë ekzistencën e një fuqie më të lartë muzikore. Ata nxorën albumet “Off The Wall” të 1979-ës, “Thriller” të vitit 1982 dhe “Bad” të vitit 1987. Të tre albumet janë kodifikuar në kulturën pop.  

Michael Jackson dhe Quincy Jones, 1984 | Foto: AP

Quincy Jones ishte ai  që përcaktoi më 1982, me Michael Jackson formën gjeniale të albumit “Thriller”, albumi më i shitur i të gjitha kohërave. Quincy solli rrënjët e tij të thella të xhazit, vitet e tij në Hollywood, kohën e kaluar me Sinatra-n, seancat e tij me Ray Charles dhe të gjitha i derdhi në Thriller.

Rezultati ishte asgjë më pak se një kryevepër, një album që theu barrierat, ripërcaktoi muzikën pop dhe i dha Amerikës dhe botës një kolonë zanore për dekada.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jones nuk ishte vetëm producent i albumit Thriller, ai e skaliti atë, duke bashkuar elemente të funk-ut, rock-ut, R&B-së dhe madje edhe disko-së në një tërësi kohezive dhe inovatore.

Megjithatë Jones nuk ishte kurrë i kënaqur me suksesin.

Ai prodhoi “We Are the World” në 1985, këngën e shkruar nga Michael Jackson dhe Lionel Ritchie duke mbledhur yjet më të mëdhenj të muzikës për të grumbulluar fonde për Afrikën, duke dëshmuar se ai nuk ishte thjesht një muzikant por edhe një humanist, një zë për ndryshim.

Ai aty grumbulloi, Bob Dylan, Bruce Springsteen, Cindy Lauper, Tina Turner, Diana Ross dhe shumë të tjerë. Gjatë projektit Jones kishte ngjitur një tabelë në hyrje me mbishkrim “Kontrollo egon tënde në derë”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
The Greatest Night in Pop | Official Trailer | Netflix

Ai u citua gjithashtu të thoshte, “Ne nuk duam të bëjmë një këngë për njerëz të uritur e të jemi të veshur në smoking”, duke kërkuar që të gjithë pjesëmarrësit të veshin veshje të rastit në studio.

Për Jones, muzika nuk ishte vetëm argëtim, ishte për përgjegjësinë, për përdorimin e platformës së saj për të ngritur ndërgjegjen dhe për tu frymëzuar. Jeta e tij ishte një testament për atë që mund të arrihej kur talenti takohej me vendosmërinë dhe vizioni takohet me mundësinë. 

Si producent, Jones pa pamjen më të madhe. Ai ishte një vizionar, duke kapërcyer zhanret sikur të ishin mure të padukshme, duke përzier xhazin me popin, klasiken me funk-un. Ai prodhoi për të gjithë – nga Ella Fitzgerald te Frank Sinatra, Miles Davis te Aretha Franklin, ai ka luajtur pianon me Billie Holliday më 1948, e më 2022 merr pjesë në albumin e këngëtarit the Weekend me vokale të folura, hark kohor impozant kur në ndërkohë nënshkrimet e tij gjenden nën punën e Barbara Streisand, Steven Spilberg, Oprah Winfrey, Will Smith, dhe pothuajse me të gjithë të tjerët që kishin të bëjnë me muzikë, film ose televizion në gjysmën e dytë të shekullit 20.

Ai punoi me grupe rock, me legjenda të “bossa nova” dhe xhaz me këngëtarë soul dhe orkestra simfonike. Ka shkruar dhe ka prodhuar kolona zanore për më shumë se 40 filma, dhe 20 seriale televizive. I fundit ishte filmi “Lola” i realizuar në shkurt të këtij viti, ku ai ishte producent i muzikës. Ka aktruar në shumë filma dhe seriale televizive dhe në teatër.

Në punën e tij, Jones ka dëshmuar se muzika e zezë është muzika e Amerikës jo e Afrikës ose e ndonjë hapësire tjetër gjeografike ose kulturore. Për krijimet e tij, ai ka marë 31çmime Gramy, një Tony Awards, një Oscar, një Emmy Awards, Music Polar Prize, i ka mbi 20 çmime nderi nga shtete të ndryshme, akademi dhe institucione tjera. Jones vdiq më 3 nëntor të këtij viti./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:Aretha FranklinBluesElla FitzegarldlegjendeLionel RitchieMichael JacksonMiles DavismuzikepeopleQuincy JonesThrillertopTophomeWe Are The Worldxhaz

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Gjimnastja nga Kosova fiton medaljen e argjendë në Portugali
Artikulli i ardhshëm Musk flet për planet e tij, që njerëzit të udhëtojnë nga një vend në tjetrin për 1 orë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

80 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?