Të reshurat atomosferike të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme dhe vështirësi në qasjen e rrugëve nëpër komunat e Kosovës.

Një rast i aktivizimit dhe vetëmohimit qytetar ka ndodh në Vushtrri ku njëri nga banorët e qytetit ka ndërmarrë vetë-iniciativën që ta lehtësojë dhe pastrojë pjesën e kanalit të ujit në rrugën “Ramadan Fazliu”, në Vushtrri.

Sipas tij, ai ka lajmëruar organet kompetente mirëpo komuna nuk e ka larguar zhavorin pavarsisht kërkesës së tij.
Ky kanal ka qenë i bllokuar gjatë ditës së djeshme dhe është zhbllokuar sot nga një qytetar, punëtor në njërin nga bizneset afër zonës.

Kujtojmë se komuna e Vushtrrisë është ndër komunat më të prekura nga reshjet e fundit, ku janë raportuar dhjetëra raste që kanë pamundësuar qarkullimin e shumë rrugëve, përfshirë edhe atë afër Urës së Gurit./Katror.info