Kompania lituaneze e shërbimeve të prodhimit, Magic, ka hapur një zyrë në Prishtinë, Kosovë. Kjo kompani, e specializuar në shërbime prodhimi për filma, televizione dhe reklama, tashmë ka zyra në Vilnius (Lituani), Riga (Letoni), Tallin (Estoni) dhe Stamboll (Turqi).
Rabati për Prodhimet Ndërkombëtare në Kosovë zbatohet për projekte që realizohen tërësisht ose pjesërisht në Kosovë dhe që nxisin investime të huaja në sektorin e filmit dhe prodhimeve audio-vizuale. Forma e mbështetjes financiare apo rabati është 30%.
Kosova gjithashtu disponon me hapësira të studiove filmike dhe peizazhe të larmishme, shkruan screenglobalproduction, transmeton Katro.info.
Qendra Kinematografike e Kosovës rekomandon që producentët ndërkombëtarë që planifikojnë të realizojnë një projekt filmi ose televizioni në Kosovë të bashkëpunojnë me një kompani të produksionit të regjistruar në Kosovë.
Sipas Qendrës Kinematografike të Kosovës (QKK) rabati mbulon 30% të shpenzimeve të mëposhtme, të realizuara në Kosovë (pa përfshirë TVSH-në):
-Pagat dhe kontributet sociale për skenaristët, aktorët dhe stafin teknik vendor.
-Shërbime teknike të ofruara nga kompani të specializuara në Kosovë.
-Shpenzime udhëtimi, transporti dhe ushqimi gjatë prodhimit.
-Shpenzime për pajisje të përdorura në territorin e Kosovës.
Magic drejtohet nga CEO Marius Maniusis. Projektet e fundit të filmit dhe televizionit përfshijnë “Bloody Dunes” me regji të Irma Pužauskaitė dhe “Invisible” me regji të Ignas Jonynas; projektet reklamuese përfshijnë Ariel, DS Automobiles, dhe të tjera. /Katror.info
Përgatiti:
