Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, tha se uron që “më i miri të fitojë” garën për kryeqytetin në balotazhin e sotëm.
Pasi votoi pak para mesditës, Rama tha gjithashtu se dëshiron t’i falënderojë “të gjithë qytetarët për pjekurinë e maturinë që kanë treguar në këto zgjedhje”.
Rama përballet me Hajrullah Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje për të parin e Prishtinës.
Ai beson se këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe se ato “nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit por të ardhmen e gjithë vendit”.











