Kryetari i Kryeqytetit, Perparim Rama, ka mirëpritur sot në Odën e Kryeqytetit një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy palëve.
“Iowa është qytet motër i Prishtinës, dhe kjo marrëdhënie e veçantë ka ndihmuar në shkëmbimin e përvojave të vlefshme nga qeverisja lokale, te zhvillimi urban dhe projektet për të ardhmen,” ka thënë Rama.
Ai ka theksuar se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për Kryeqytetin dhe se lidhjet e ndërtuara mbi vlera, partneritet dhe respekt të ndërsjellë janë thelbësore për diplomacinë mes qyteteve./Katror.info