Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar sot një video prezantuese të projektit të hekurudhës Durrës–Prishtinë, e cila njihet ndryshe edhe si “Hekurudha Kuq e Zi”.
Videoja ilustron itinerarin e kësaj hekurudhe, duke përfshirë stacionet kryesore përgjatë rrugës: nga Durrësi në Shkodër, në drejtim të kufirit Shqipëri-Kosovë, pastaj në Gjakovë dhe për të përfunduar në Prishtinë.
Projekti përfshin gjithashtu detaje të infrastrukturës që do të ndërtohet, përfshirë ura dhe tunele, të cilat konsiderohen vepra arti inxhinierike.
Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën pritet të ketë gjithsej shtatë stacione dhe një gjatësi prej 105.8 kilometrash, me një kosto të përllogaritur prej 1.8 miliardë eurosh. /Katror.info
Përgatiti:
