Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sonte do të nisë aksioni për largimin e mbeturinave nga kryeqyteti. Përmes një deklarate publike, ai bëri të ditur se janë mobilizuar të gjithë mekanizmat alternativë për të siguruar pastërtinë dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Sipas Ramës, Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar që t’u ofrojë qytetarëve shërbime të rregullta dhe të pandërprera, duke punuar në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve afatgjata për menaxhimin efikas të mbeturinave.
Ai ka bërë të ditur se institucionet komunale janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore dhe organizative për të garantuar që situata të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.
“Qytetarët e Prishtinës meritojnë shërbime të denja dhe hapësira të pastra publike. Do të sigurohemi që pastërtia në kryeqytet të jetë prioritet i përhershëm,” ka theksuar Rama.
Aksioni i largimit të mbeturinave pritet të fillojë sonte dhe do të vazhdojë me angazhim të shtuar në ditët në vijim. /Katror.info
Përgatiti:
