katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    Prishtinës i shtohen 90 autobusë të rinj në transportin publik
    10 hours ago
    Zbulime të reja arkeologjike në kalanë e Kastërcit në Suharekë
    11 hours ago
    Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, mbetet prioritet në politikën e jashtme të Gjermanisë
    11 hours ago
    Sonte nis PriFest 2025 – Orari i filmave nga 9 deri më 14 shtator
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kori i Filharmonisë së Kosovës me debutim të suksesshëm në Gjermani
    11 hours ago
    Policia e Kosovës pranon donacion nga UNDP
    12 hours ago
    FSK dhe Bundeswehr, bashkëpunim strategjik në edukimin ushtarak
    12 hours ago
    Gazetarët bëjnë thirrje për raportim etik gjatë fushatës zgjedhore
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vargjet e Plator Gashit në bilbordet e Anacaprit dhe Napolit
    13 hours ago
    Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
    15 hours ago
    The Great Gatsby feston 100 vjet
    1 day ago
    Ariana Grande fiton Videon e Vitit në MTV VMA 2025
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjykata vendos: Google nuk do të detyrohet ta shesë Chrome ose Android
    1 week ago
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    3 weeks ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    3 weeks ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    A e dini se çfarë i ndodh organizmit nëse nuk konsumoni produkte bulmeti?
    2 weeks ago
    Çokollata e zezë ndihmon me kujtesën dhe zemrën
    2 weeks ago
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ky qytet evropian u shpall më i miri në Evropë për turistët
    2 days ago
    Një udhëtim nëpërmjet barbecues së SHBA-ve
    6 days ago
    Uta Ibrahimi për The Guardian: “Do të doja që gurët këtu të flisnin”
    6 days ago
    Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve që shijojnë përvojat e turizmit malor
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Rekomandimet kulturore e muzikore të Suzanne Podcast për këtë javë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Katrori YT

Rekomandimet kulturore e muzikore të Suzanne Podcast për këtë javë

Last updated: 13/01/2025 10:13 AM
155 Shikime
Shpërndaje
Foto: Suzanne Podcast.

Këtë javë e kemi listën plot! Nëse doni muzikë klasike, Filharmonia ka koncert me dirigjentin italian Jacopo Sipari di Pescaseroli dhe violinisten shqiptare Abigeila Voshtina; nëse doni muzikë elektronike, Episode feston 23-vjetorin me DJ-të Likatek dhe Besa Mati, si dhe DeusExMachina, Çuç dhe Leart Rama. Nëse doni me pa ekspozita, keni llojllojshmëri në përzgjedhje të Buron Kacelit në Galerinë Qahili në Prishtinë; Zanita Halimin në bibliotekë “Hivzi Sylejmani” poashtu në Prishtinë si dhe Ardian Isufin në galerinë GOCAT në Tiranë.

Ben Blushi e promovon romanin e tij të ri (për të cilin kemi shkruar edhe këtu) në Klan Arena. Delirio, një kolektiv që prodhon ngjarje audio-vizuele e feston Shën Valentinin në AMC Hall, ndërsa Puka e Shqipnisë ju fton me një festival dimnor Puka N’Fest. E masi osht ftohtë, ju rekomandojmë në festival t’veshni balaklavat dhe kapelat tepër t’bukura të studios Rruzëpija nga Shkupi.

Gjithçka, për gjithkond, prej Prishtinës deri në Pukë.

Mundesh me e lexu edhe…

Me pa: “Arti i Kallnorit: Buron Kaceli.”, Galeria Qahili, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Galeria Qahili e çel 2025 me ekspozitën me titullin e përshtatshëm “Arti i Kallnorit: Buron Kaceli.” (Kallnor osht emni i bukur i moçëm i muajit janar). Hapja e ekspozitës osht me 16 janar, nga ora 19:30, në Galerinë Qahili. Kuratore e ekspozitës osht Nita Qahili. Sipas tekstit kuratorial, kjo ekspozitë “hulumton konceptin e lëvizjes në art dhe shqyrton se si figura njerëzore në piktura tërheq sjelljen e shikimit. ‘Arti i Kallnorit’ është një kremtim i fillimit të Vitit të Ri, një mundësi për mu riformu dhe frymëzu nga arti dhe kultura. Sjell një ritëm të ri, tu v’nu në qendër jo vetëm veprat artistike, por edhe reflektimin mbi lëvizjet dhe sjelljet e shoqnisë në një moment transformus.”

Me dëgju: Orkestra Filharmonike e Kosovës me dirigjent Jacopo Sipari di Pescaseroli, Pallati i Rinisë, Prishtinë

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës poashtu e çel sezonin e ri me koncertin e parë i cili do të mbahet më 17 janar 2025. Koncerti ka dy mysafirë: do të drejtohet nga Jacopo Sipari, një prej dirigjentëve ma premtues të ri në botën e operës italiane, me referencë të veçantë për muzikën e Puccinit, për t’cilën në vitin 2024 mori titullin “Ambasador Puçinian në botë”, dhe violinistja shqiptare Abigeila Voshtina, e cila osht edhe drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Programi ka mu hapë me uverturën “Finlandia” nga Jean Sibelius, për me vazhdu me koncertin për violinë të kompozitorit Max Bruch dhe do të përmbyllet me poemën simfonike “Isle of the Dead” të Sergei Rachmaninoff-it, një vepër e frymëzume nga piktura e artistit të famshëm zviceran Arnold Böcklin.

Me k’cy: 23 Vite Episode, Zone Club, Prishtinë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me dije tonë, seria e eventeve të muzikës elektronike Episode, ja ka nisë në Queen’s (dmth Kurrizi, Santea e k’to), po tu fol me Likën, themeluesin e Episode, e kuptum që në Queen’s, Likatek i bojke partyt hala pa e marr emnin Episode. Kështu që historia e vërtetë e Episode fillon prej vizitës së DJ Marco Lenzi në Tube Club në 2001, me vazhdu mandej në Underclub, Base Club dhe tutje në Spray, etj, etj. Pionerët fillestarë ishin edhe Naka dhe Uki.

Me këqyr hollë-e-hollë, t’u iu falenderu krejt ktyne, sot jemi ku jemi me skenën e clubbingut në Kosovë, që tash njihet si një pjesë e pazavendësushme e skenës muzikore dhe kulturore. E tash në Zone e keni përvjetorin e 23-të të Episode, natyrisht me Likatek dhe Besa Mati, si dhe DeusExMachina, Çuç dhe Leart Ramën. Seri e mirë, gati një çerek shekulli e gjatë, me plot sfida dhe gëzime, me plot personazhe dhe karaktere, me plot mysafirë nga bota… Urime Likës & ekipit, edhe neve për besë :).

Me pa: Ekspozitë “Pas kujtesës” nga Zanita Halimi, Biblioteka Hivzi Sylejmani, Prishtinë

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë po e organizon ekspoziten ‘Pas Kujtesës’ nga autorja Zanita Halimi më 15 janar nga ora 17:00, në Bibliotekën ‘Hivzi Sulejamani’. Sipas organizatorëve, “Pas Kujtesës” përshkrun marrëdhanjen që e ka pas brezi i fëmive të lindun mas luftës, me përvojat e plota, shpesh traumatike, që i kanë paraprirë lindjeve të tyre. Pra, me përvojat që ata “kujtojnë” vetëm me anë të tregimeve, imazheve dhe sjelljeve mes të cilave ata u rritën. Këto përvoja iu transmetun atyne aq thellë dhe me emocion sa që dukej se përbanin kujtime me vete.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me pa: Ekspozita “UFO: Unidentified False Objects” nga Ardian Isufi, Galeria GOCAT, Tiranë

Tirana e ka një galeri relativisht të re me emnin Gallery of Contemporary Arts Tirana, dhe akronim të lezeçëm GOCAT, e hapun prej Fondacionit Mane. Një ekspozitë që na ka ra në sy osht e artistit Ardian Isufi që titullohet “UFO: Unidentified False Objects”. Galeria osht e çelun nga e marta në të dielë, në oraret: 10:00-14:00 dhe 17:00-20:30. Kërkimi artistik i Ardian Isufit nis nga çashtjet akute, njëfarë balanci koxha kreativ me media diverse, midis utopisë dhe distopisë. Sipas programit të ekpozitës: “Në këtë ekspozitë konceptuale, evolucionare në vendndodhje, përmbajtje dhe formë, tu përfshi një kombinim të mediumeve si video, instalacion e ndërhymje në hapësinë, ekspozita ‘UFO’ kthehet në një rrugëtim artistik, ku natyra shëtitëse dhe performuse e veprave ka një matricë të dallueshme bashkëkohore.” Prej bunkerave të betonit deri te video kreacione, diapazoni i veprave të ekspozume osht i gjanë e i thellë.

Me festu: Festivali dimnor Puka N’fest, Pukë

Puka osht një komunë e vockël veriore kah Shkodra. Por po e bon një festival t’mirë dimnor, me emnin “Puka N’fest” prej dates 17-19 janar. Borë ka, ka edhe panair të kulinarisë, panair të artizanatit, ka dy skena me muzikë elektronike dhe asi tjetër, përfshi shokun tonë DJ Mimi Kolaneci. Ka edhe hiking, paintball. Puka e bon edhe rakinë e mirë të manaferrës së egër të malit, kështu që atmosfera duhet mu konë e ngrohtë, përkundër dimnit të madh.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me përjetu: Multimedia event “Delirio – Cupid’s Call”, AMC Hall, Prishtinë

Delirio osht një kolektiv nga Shqipnia që bon party me performanca, video art, ndriçim fenomenal, muzikë, dhe atmosferë të dhezun. Ngjarja do të zhvillohet më 14 Shkurt në AMC Hall, Prishtinë, dhe premton mu konë një natë që përzin dashninë me euforinë. Organizatorët ju ftojnë të “zhyteni në një botë tërheqëse të energjisë shpërthyse, atmosferës engjëllore dhe visualeve elektrizuese, teksa shpirti i pabesë i Kupidit merr kontrollin e stejxhit.” Pra, festoni dashninë, muzikën, artin ama a jeni gati m’u rrokë nga shigjeta e Kupidit?

Me marrë pjesë: Promovimi i romanit të Ben Blushit, Klan Arena, Prishtinë

Romanin e fundit të Ben Blushit e kemi rekomandu sapo osht botu, por tash botuesi dhe autori po organizojnë promovimin në Klan Arena, të mërkuren me 15 janar, prej orës 18:30. Ngjarja e librit ka një fije lidhshmërie me personazhin e romanit paraprak, por kësaj radhe kemi rrëfim dashnie (ose mosdashnie), seksit, inteligjencës artificiale, e stërpikun me debatin fetar ndër shqiptarët, politikëbërjen cinike, konflikte familjare dhe plot detalje tjera dendun të mshefuna në rreshtat e romanit “Parajsa Artificiale”. Blushi shkrun mirë, rrjedhshëm, ka pakëz jehonë te sendeve që i kemi lexu edhe te autorë e shkrime botnore, por gjithsesi me një vulë benblushiane të referencave kulturore e politike të këtij nënqielli…

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mu zbukuru: Aksesorët e modës nga studio Rruzëpija, Shkup

Qe disa sezona dimnore, koxha shumë jon flit balakllavat, tu i mbulu krytë e njerëzve stajlish nëpër rrugët të vendeve (apo në après-ski) ku osht pak ma ftoft. Edhe na v’nojshim k’tyne herë balaclava (a e din kush qysh i thojnë shqip?), gjithmonë t’u na kujtu fmininë e hershme se pa to s’ke mujt me dal prej shpisë.

Ama koha ka ardhë prapë me v’nu ballakllava sepse A) osht ftoftë jashtë dhe B) kanë dalë do ballaklava punëdore, edhe ato me rruza të marume me lezet prej dizajnerës Lumturie Qamili (emri artistik Temelura) dhe brandit të saj super cool Rruzëpija. Temelura osht e diplomume në “International Fashion Institute of Izet Curi – Paris”, bash për qet punë dhe ka një seri aksesorësh për kry, përfshi bereta, kapuça, etj. Ballakllavën e saj duhet me rujt me xhelozi, se osht e punume krejt me kërrabëza, me lesh t’mirë – plus tu shti rruza në pe, përnime. E bukur. Sexy. Plus praktike./Katror.info

Marrë nga Suzanne Podcast.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Situata në Grupin B: Kosova ngjitet në vendin e dytë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Franco Foda zbulon se cili ishte çelësi i suksesit për Kosovën ndaj Suedisë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Zbulim i jashtëzakonshëm që daton nga koha romake në Shqipëri
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova triumfon ndaj Suedisë me rezultat 2:0
TAGGED:AMC HallBen BelushiekspozitaeventetgaleriaKatrori ytMonday Marksmuzika kalsikeSuzanne Podcasttophome2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Dashuroni dhe përfitoni këto të mira
Artikulli i ardhshëm Sunny Hill Foundation ndan 30 bursa për vajzat në fushat STEM

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Katrori YT

Ju që synoni pozitën dhe ju që doni me mbet’ në opozitë – nuk kemi vend të dytë!!!

68 Shikime
Katrori YT

Gjuhësi, rock & metal e ekspozita – Rekomandimet e Suzanne Podcast për këtë javë!

28 Shikime
Katrori YT

Jazz, aktivizëm, vallëzim e lexime – rekomandimet e Suzanne Podcast këtë javë!

25 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?