katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Gërvalla udhëton për në Nju Jork, përfaqëson Kosovën në KS të OKB-së
    20 seconds ago
    Kush është kryeministrja e parë grua e Japonisë e njohur si Zonja e Hekurt
    9 minutes ago
    Përfundon numërimi i votave me postë për Prishtinën
    2 hours ago
    Moti sot me vranësira & intervale me diell
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Implant revolucionar: Gruaja e verbër lexon sërish pas 30 vitesh
    2 hours ago
    FKEE fton nxënësit të garojnë me ide të gjelbra
    20 hours ago
    Baleti Kombëtar i Kosovës sjell premierën “Bolero & Bach La Orienta”
    22 hours ago
    Prishtina nikoqire e FIBA Europe U14 Get-Together 2025
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit
    2 hours ago
    Sot premiera e “María de Buenos Aires” në Prishtinë
    2 hours ago
    Callum Turner: Dua Lipa është gruaja më e bukur në botë
    1 day ago
    Dua Lipa kalon me sukses provimin e gjuhës spanjolle
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    1 day ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    3 days ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    1 day ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    2 days ago
    Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni dardha çdo ditë?
    5 days ago
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Ishulli spanjoll me më shumë mace se njerëz
    20 hours ago
    Vjeshta “pikturon” me ngjyra magjike Malësinë e Kelmendit
    2 days ago
    Destinacionet më të bukura në Europë për të shijuar ngjyrat e vjeshtës!
    5 days ago
    Sardenja dhe Savoia kryesojnë udhëtimet europiane në 2026
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: “ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

“ReMusica” si reflektim mbi dialogun midis traditës dhe modernitetit

Last updated: 21/10/2025 8:42 AM
2 Shikime
Shpërndaje
FOTO: REMUSICA /FACEBOOK

Pesë ditë festival. Plot 18 koncerte me rreth 200 artistë pjesëmarrës. “ReMusica” me edicionin e 24-të vjen në Prishtinë e kësaj here edhe në Prizren, me konceptin e palëkundur të tij. Ndërthur traditën muzikore dhe modernitetin. Tema “Kontrastet” qëndron për dallimet e dukshme stilistike dhe gërshetimin e natyrshëm dhe pret të zbërthehet e të dëshmohet e tillë në festivalin ndërkombëtar të muzikës që mbahet prej 27 deri më 31 tetor.

Pos programit artistik, edicioni sivjet vjen edhe me ngjarje si hapësira për rrjetëzim e bashkëpunim ndërkombëtar. Koncerte, diskutime, punëtori, janë midis aktiviteteve që organizohen dhe përfshijnë emra të shquar të muzikës nga vendi dhe nga skena ndërkombëtare. 

Festivali sivjet me temën “Kontrastet”, siç bëhet e ditur vjen “për të reflektuar mbi dialogun mes traditës dhe modernitetit, marrëdhënien e festivaleve me qytetin, rëndësinë e mbështetjes së artistëve në zhvillim”, siç bëhet e ditur. 

Mundesh me e lexu edhe…

Drejtoresha artistike e festivalit “ReMusica”, kompozitorja Donika Rudi ka treguar disa detaje. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Tema pasqyrohet si në programin e festivalit, ashtu edhe në vetë koncertet, ku çdo performancë ndërthur elemente të ndryshme stilistike dhe epoka të ndryshme muzikore, duke krijuar një dialog të gjallë mes së kaluarës dhe së tashmes. Për shembull, këtë vit në kuadër të ‘ReMusica’, artistët rezidentë, ansambli ‘Zefiro Torna’ do të qëndrojnë dhe punojnë gjatë ditëve të festivalit. Ky ansambël ka fokus muzikën e vjetër, me instrumente si luta dhe mandolina, dhe do të bashkëpunojë me Agona Shportën, duke integruar motive të muzikës shqiptare në repertorin e tyre, dhe jo vetëm kaq”, ka thënë Rudi në një përgjigje për KOHËN.

Programi i festivalit hapet me koncertin e dyshes Tedi Papavrami në violinë dhe japonezen Maki Okada në piano me repertor që përfshin vepra të kompozitorëve botërorë e shqiptarë. Koncerti mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë e po atë natë do të interpretojë edhe ansambli “ReVocal” i drejtuar nga dirigjenti Rafet Rudi, i cili edhe e udhëheq festivalin “ReMusica”. Në këtë koncert, midis tjerash, luhet edhe vepra e tij “Xhike-Loke” dhe vepra të Bahri Mulliqit e Jan Kukuzelit. 

Koncertet e dyfishta janë veçanti e këtij edicioni të festivalit. 

“Çdo natë e festivalit do të sjellë kështu dy koncerte të ndryshme, plot risi dhe befasi në program, duke ofruar një program të pasur dhe të larmishëm për publikun. Çdo koncert i ‘ReMusica’ është i menduar mbi dy shtylla: 1. Kontrasti i stileve dhe epokave të ndryshme, nga muzika e vjetër deri tek ajo moderne dhe 2. Integrimi i muzikës tradicionale në veprat e reja, duke krijuar një bashkëjetesë mes rrënjëve dhe inovacionit”, ka bërë të ditur kompozitorja Rudi. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas saj, kjo qasje bën që festivali të jetë një përvojë e pasur dhe e larmishme, ku tradita takon modernitetin, dhe publiku njihet me një dialog të gjallë muzikor mes së kaluarës dhe së sotmes”. 

Gjatë ditës së 27 tetorit, në hapësirat e Shoqatës së Kompozitorëve zhvillohet diskutimi me temë “Festivalet rreth tryezës: Qyteti dhe festivalet”, si dhe ai me temë “Artistët dhe festivalet rreth tryezës: Tradita dhe moderniteti në muzikë”. E në kuadër të atyre që organizatorët i kanë quajtur koncerte të xhepit, aty do të mbahet koncerti nga “Harmonius Vocal Ensemble”, dirigjuar nga Adelina Ndreca-Kolaj. 

Udhëheqësja artistike e festivalit, Donika Rudi, ka theksuar se “ReMusica” zhvillon një program ndërkombëtar, përmes të cilit fton udhëheqës festivalesh dhe organizata ndërkombëtare, jo vetëm për të përcjellë festivalin, por edhe për t’u njohur me kulturën vendore e për mundësi bashkëpunimesh të reja. Ka shpjeguar se si rrjedhojë e kësaj janë konceptuar ato që i quan si koncerte të xhepit. 

“…morën pjesë në tryeza të rrumbullakëta dhe ndanë perspektivat e tyre me artistët dhe publikun. Falë këtij programi dhe iniciativës që ‘ReMusica’ ka zhvilluar ndër vite, shumë nga artistët pjesëmarrës në festival janë bërë pjesë e festivaleve ndërkombëtare – bashkëpunime që kanë lindur pikërisht nga ky segment i ‘ReMusicës’. Pikërisht nisur nga kjo ide, janë konceptuar  koncertet e Xhepit: koncerte me format më të shkurtër, ku vihen në pah veçori të veçanta: qoftë përmes paraqitjes së artistëve të jashtëzakonshëm në një ambient intim, që ofron një përvojë muzikore unike, qoftë përmes koncerteve tematike apo risive muzikore që i sjellin publikut një shije të re”, ka shpjeguar ajo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një ditë më pas, në hapësirat e Shoqatës së Kompozitorëve të Kosovës, programi për të rinj “ReMusica Junior” zhvillon koncertin interaktiv me klarinetistët e kuartetit “Nieuë Amsterdams Klarinet Këartet” nga Amsterdami, ndërsa një ditë më pas ky aktivitet prezantohet edhe në Prizren, në “Autostrada Hangar”.

Programi rikthehet në festival me program të veçantë për fëmijë dhe përfshin koncerte, punëtori e aktivitete interaktive, sipas festivalit, janë krijuar për të nxitur kuriozitetin dhe kreativitetin e fëmijëve. 
Po më datë 28 zhvillohet diskutimi me temë “Rëndësia e përkrahjes së artistëve në zhvillim”. Në kuadër të “ReNew” interpreton violonçelisti austriak Jeremias Fliedl. Ndërsa në mbrëmje, në kishën katolike, kuarteti nga Amsterdami interpreton koncertin “Roots”, si dhe ai me titull “From west to east” me sopranon Kaltrina Miftari, kontratenorin Safet Berisha dhe kitaristi Drilon Çoçaj.

“ReMusica Junior” vazhdon programin në Prizren në hapësirat e “Autostradës…” sikurse edhe zhvillohet bashkëbisedimi me temë “Roli i Festivaleve në veprimin për klimën dhe ndërgjegjësimin mjedisor drejt Net-Zero”. Në atë që e quajnë “koncert xhepi” interpreton “Zefiro Torna Ensemble” dhe Agona Shporta, si dhe një koncert akusmatik me Julien Guillamat. Në Prishtinë, në kishën katolike mban koncert Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës me solistë Romain Leleu në trumbetë dhe Thomas Leleu me tubë. Koncerti dirigjohet nga amerikani Gregory Charette. 

Në ditën e fundit të festivalit, më 30 tetor, zhvillohet koncerti “Beyong Tradition” me këngëtaren Agona Shporta dhe Ilir Bajrin në piano, si dhe koncerti “Unity in diversity” me “Zefiro Torna Ensemble. 
Me gjithsej 18 koncerte në programin e tij, festivali ka shënuar rekord në historinë e tij. Ato shtrihen në pesë ditë program. 

“Organizimi i 18 koncerteve në pesë ditë, me rreth dyqind artistë, është pa dyshim një sfidë, pasi shumë akterë janë të kyçur dhe shumë detaje duhen koordinuar për një kohë kaq të shkurtër, por edhe ritmi është i shpejtë. Mirëpo, ndjenja e komunitetit dhe shkëmbimi i praktikave mes festivaleve tona dhe atyre evropiane që vizitojnë ‘ReMusican’ çdo vit dhe marrin pjesë në tryezat e rrumbullakëta, i pasurojnë shpirtin dhe mendjen e artistëve, festivaleve dhe audiencës së Prishtinës dhe Prizrenit”, është shprehur Rudi, shkruan Koha.net.

“ReMusica” përherë sjell bukuritë muzikore e ngjyrat e shumta të saj. E drejtoresha artistike e ka konfirmuar këtë. “’ReMusica’ këtë vit është  vivace/presto me  temp, energji dhe shumë larmi, ku secili koncert ka ngjyrën e vet dhe çdo përvojë do të jetë e veçantë”, është shprehur ajo./Katror.info

TAGGED:FestivalKoncertkulturapeopleRemusicatop4tradita

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Arsenal – Atletico Madrid, derbi i së martës në Champions
Artikulli i ardhshëm Si dhe kur të shikoni shiun e meteorëve Orionid

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Sot premiera e “María de Buenos Aires” në Prishtinë

12 Shikime
People

Callum Turner: Dua Lipa është gruaja më e bukur në botë

21 Shikime
People

Dua Lipa kalon me sukses provimin e gjuhës spanjolle

18 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?