Profesoresha e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Remzije Istrefi-Peci, është nderuar me çmimin për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Samitin Global mbi Kushtetutshmërinë, që u mbajt në Austin, Texas, nga Universiteti i Texasit.
Ky çmim është një njohje e veçantë për individët që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, ka njoftuar ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Gjyqtarja dhe Profesoresha Remzije është shembull dhe pasqyrë e grave shqiptare, dhe model për vajzat e reja! Urime e dashur Profesoreshë Remzije, më se i merituar! Qoftë ky vetëm një nga sukseset e juaja në detyrën tuaj të shenjtë!,” ka shkruar Jahjaga./Katror.info