Rezidenca luksoze në Los Angeles, e njohur për xhirimet e videoklipit të hitit “Flowers” nga Miley Cyrus, është shitur për 5 milionë dollarë (rreth 4.64 milionë euro).
Kjo shtëpi ka një histori të pasur, pasi në vitet 1960-1964 ishte marrë me qira nga legjenda e muzikës Frank Sinatra dhe ka pritur figura të shquara si John F. Kennedy dhe Marilyn Monroe.
Me një hapësirë prej 6,661 metrash katrorë, prona ka shërbyer shpesh si vend xhirimi për projekte të njohura të Hollywood-it, përfshirë serialin “Mad Men” dhe videoklipe të artistëve si Mariah Carey, Usher dhe Rihanna.

E vendosur në një kodër me pamje panoramike 360 gradë mbi Los Angeles, shtëpia ofron një kombinim unik të privatësisë dhe luksit modern. Ajo përfshin një bar elegant, një kuzhinë të bollshme dhe disa oxhakë që shtojnë ngrohtësi dhe stil.
Kënga “Flowers” i solli Miley Cyrus çmimin e saj të parë Grammy në vitin 2024, por ajo po përballet me një padi për shkelje të të drejtave të autorit. Kompania “Tempo Music Investments” pretendon se kënga ka ngjashmëri me “When I Was Your Man” të Bruno Mars. Megjithatë, Cyrus ka kërkuar rrëzimin e padisë, duke e konsideruar atë të pabazë./Katror.info