Yjet e filmit “Back to the Future”, Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd, janë takuar këtë fundjavë në festivalin ‘Comic Con’ në New York. Edhe 37 vite pasi u publikua trilogjia fantastiko-shkencore e regjisorit Robert Zemeckis, aktorët morën pjesë në një nga panelet, duke folur për miqësinë e tyre, karrierën dhe xhirimet e sagës ikonike. Michael është shprehur i emocionuar:

“Pjesa më e mirë e këtij filmi ishte puna me Chris. Ai është thjesht i shkëlqyer.”

Ndër të tjera, Fox ka folur edhe për sëmundjen nga e cila vuan prej më shumë se 30 vitesh. Kujtojmë se në moshën 29-vjeçare, kur karriera e tij profesionale ishte në kulmin e saj, ai u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit. Pavarësisht vështirësisë për të ecur dhe për të qëndruar në këmbë, aktori në fund përqafoi kolegun e tij dhe publiku e përshëndeti atë moment emocionues duke u ngritur në këmbë. Videoja e këtij momenti prekës i përloti shumë nga shikuesit.
Krahët mund të mos lëkunden gjatë ecjes, të folurit bëhet i paqartë. Simptomat përkeqësohen me përparimin e sëmundjes. Sëmundja Parkinson nuk ka shërim, por ka terapi që e përmirësojnë gjendjen. Në raste të caktuara, është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale në tru.
Përgatiti:
