Netflix publikoi trailerin për filmin Beverly Hills Cop: Axel F, pjesa e katërt e ekskluzivitetit të famshëm me Eddie Murphy në rolin kryesor.
Pas 30 vitesh, aktori rikthehet në një nga rolet e tij më të njohur që e bëri të famshëm gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar. Në pjesën e katërt, Axel kthehet në Beverly Hills pasi jeta e së bijës është në rrezik.
Don't worry, they love him in Beverly Hills.
Eddie Murphy returns in Beverly Hills Cop: Axel F. Premiering Summer 2024. pic.twitter.com/UZeu0dXQJD
— Netflix (@netflix) December 14, 2023
Atje ai lidhet me partnerin e ri Bobby Abbott dhe me të dhe miqtë e tij të vjetër, Billy Rosewood dhe John Taggart, niset për të zgjidhur problemin. Filmi është nën regjinë e Mark Molloy, ndërsa për skenarin janë duke punuar Will Beal, Tom Gormican dhe Kevin Etten.
Përveç Murphy, në film do të shohim edhe Judge Reinhold, Kevin Bacon, Joseph Gordon-Levitt, Josh Ashton, Taylor Paige dhe Paul Reiser. Filmi do të shfaqet në Netflix gjatë verës së vitit të ardhshëm./Katror.info