Pas katër muajsh ndërprerje për shkak të një defekti teknik, rezonanca magnetike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është riparuar dhe tashmë është sërish në funksion.
Nga ky institucion kanë bërë të ditur se rikthimi i pajisjes është një lajm i mirë për pacientët dhe stafin mjekësor, pasi rezonanca magnetike është thelbësore për diagnostikim të saktë dhe modern.
“Pacientët që kanë pasur termin të caktuar më herët, nuk e humbin atë. Ata duhet vetëm të na kontaktojnë në numrin 044 474 590, ditëve të punës nga ora 11:00 – 13:00, për ta ripërcaktuar termin. Ndërsa, terminet e reja do të mund të caktohen nga data 1 shtator 2025”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
Ky zhvillim pritet të lehtësojë ndjeshëm trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për ekzaminime të avancuara./Katror.info