Starlink nuk funksionoi për 2.5 orë, por shërbimi tani është rikthyer.
Lidhja satelitore e Elon Musk është rikthyer në linjë pas një ndërprerjeje globale që zgjati 150 minuta.
SpaceX tha se shkaku ishte një problem i brendshëm i softuerit, i cili tashmë është rregulluar.
The network issue has been resolved, and Starlink service has been restored. We understand how important connectivity is and apologize for the disruption.
— Starlink (@Starlink) July 25, 2025
Komandanti i Forcave të Droneve të Ukrainës, Robert Brovdi, konfirmoi se sinjali ishte rikthyer.
Megjithatë, ai theksoi se ndërprerje të tilla janë të rrezikshme dhe vija e frontit ka nevojë për kanale të larmishme komunikimi.
Për sqarim, ndërprerja ishte në të gjithë botën, jo e kufizuar vetëm në Ukrainë./Katror.info