Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se në data 3-4 maj në Teatrin Oda dhe më 5-6 maj në Kino Armata do të mbahet Prishtina Jazz Festival.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë muzikantë të njohur nga bota e Jazz-it si: Brian Marsella, Kenny Wollesen, Trevor Dunn, Derya Türkan, Sara Decker, Jeroen Truyen, Billy Test, Nicolai Amrehn, Enver Muhamedi dhe Kamil Cenk.

Prishtina Jazz Orchestra do të performoj poashtu në festival me 18 anëtarë, me muzikantët më të mirë të Ballkanit si: Kiril Kuzmanov, Arian Randobrava, Ivan Ivanov, Arnau Garoffe, Ivan Yordanov, Todor Bakarijev, Trajče Velkov, Aleksandar Milanov, Rajkard Bardhi, Saško Nikolovski, Vladislav Mičev,Ilir Vorpsi, Nikola Ristevski, Ilir Bajri, Kiril Tufekćievski, Nesim Maxhuni dhe Armend Xhaferi./Katror.info