Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka mahnitur ndjekësit me disa imazhe të reja nga bashkëpunimi i saj më i fundit me markën prestigjioze Armani Beauty, përcjell albinfo.ch.
Fotografitë, të realizuara nga Armin Morbach, e paraqesin artisten me një pamje elegante dhe shkëlqim natyral, duke reflektuar përkryer estetikën dhe stilin e markës italiane.
Ky projekt i ri vjen si vazhdimësi e suksesit të Ritës në botën e modës dhe bukurisë, ku ajo prej vitesh konsiderohet një nga figurat më të kërkuara nga markat më të njohura ndërkombëtare. /Katror.info