Këngëtarja britaneze me preardhje shqiptare Rita Ora, sapo publikoi disa pamje tejet sensuale në fotosesionin e ri për revistën British GQ.
Në përshkimin që ia ka vendosur fotografive, Rita ndan me fansat një pjesë që e ka tejet për zemër, atë të dashurisë me Taikan.
“Doja të kapja ndjeshmërinë që përjetova në fillim – në një kohë kur po i hapesha dashurisë dhe asaj që dukej si fillimet e një faze të re të jetës sime”, shënoi Rita.
Kapitulli i parë i kësaj historie, “You Only Love Me” publikohet këtë të premte.
Faleminderit @BritishGQ”, shkroi Rita Ora.
Kujtojmë se para disa javësh Rita ndau me ndjekësit në Instagram një tjetër video ngacmuese me skena nga videoklipi.
Ajo ishte tërësisht nudo në një vaskë, e cila mesa duket do të jetë një prej skenave më ‘të nxehta’ të klipit të saj të ri.
Rita mori një mbështetje të madhe nga fansat e saj në pjesën e komenteve të postimit, teksa ata i thanë se ‘mezi prisnin’ këngën e re.
Fillimi i videos dukej se shfaqte notat hapëse të këngës së re të Ritës./Katror.info