Ylli botëror i muzikës pop, Rita Ora, do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 1 gusht 2026, në kuadër të një koncerti të madh veror që pritet të tërheqë mijëra fansa nga rajoni dhe më gjerë.
Sipas posterit zyrtar, koncerti do të mbahet në stadiumin “Biljanini Izvori”, ndërsa eventi organizohet nga Pragma Entertainment. Performanca e Rita Orës në Ohër shihet si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të verës 2026 në Ballkan.
Këngëtarja me famë ndërkombëtare, e njohur për hitet si “Anywhere”, “Let You Love Me” dhe “Your Song”, ka një lidhje të veçantë me publikun shqiptar, gjë që e bën këtë koncert edhe më të shumëpritur.
Organizatorët pritet të japin së shpejti më shumë detaje rreth shitjes së biletave, çmimeve dhe artistëve mbështetës. Interesi pritet të jetë shumë i lartë, ndaj fansat këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare.
Ky koncert e forcon edhe më tej rolin e Ohrit si një destinacion i rëndësishëm kulturor dhe muzikor në rajon, veçanërisht gjatë sezonit turistik veror./KultPlus.com/Katror.info










