Aktorja dhe këngëtarja Suki Waterhouse zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë të dielën teksa performonte në festivalin muzikor Corona Capital në Mexico City.
“Vendosa të vesh diçka me shkëlqim sot, sepse mendova se mund të tërhiqte vëmendjen nga diçka tjetër që po ndodh”, tha ylli i Daisy Jones & the Six në skenë, duke treguar barkun e saj, siç shihet në një video të publikuar nga koncerti në rrjetet sociale. Ndërsa publiku e brohoriste, ajo tha duke qeshur: “Nuk jam e sigurt nëse po funksionon”.
Waterhouse ka qenë në një lidhje me yllin e Batman dhe Twilight, Robert Pattinson për më shumë se pesë vjet, por këngëtarja nuk e përmendi Pattinson ndërsa ishte në skenë të dielën. Dyshja kanë qenë të lidhur në mënyrë romantike që kur u panë për herë të parë së bashku në Londër në vitin 2018 dhe e kanë mbajtur lidhjen e tyre kryesisht private që atëherë.
Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift vitin e kaluar në sfilatën e modës Dior në Egjipt, pothuajse pesë vjet pasi filloi lidhja e tyre. Waterhouse foli për Pattinson në një intervistë me The Times në shkurt.
“Unë jam gjithmonë jashtëzakonisht e emocionuar kur shoh emrin e tij në telefonin tim apo edhe një mesazh, dhe mendoj se ai ndihet njësoj për mua,” tha ajo në atë kohë, duke shtuar: “Ne gjithmonë kemi kaq shumë për të thënë dhe unë konsideroj atë të jashtëzakonshëm.” /Katror.info