Frontmeni i Led Zeppelin, Robert Plant, i befasori mahniti fansat e muzikës kur performoi në një bar në Aberdeen, Skoci, në atë që quhet nata e hapur për mikrofonin.
Këngëtari legjendar ishte në qytet për një performancë me grupin e tij të ri, Saving Grace. Por më pas ai u shfaq papritur në Under the Hammer, në North Silver Street, për kënaqësinë e të pranishmëve.
Stairëay To Heaven e Led Zeppelin shfaqet rregullisht në listat e këngëve më të mëdha rock të shkruara ndonjëherë.
Pronarët e barit thanë se nuk ndodh shepsh që të kenë mysafir një yll të famshëm të Rock and Roll-it dhe ishin të nderuar nga nga prania e tij.
Prezantuesi i mikrofonit të hapur, Jamie Rodden tha: “Ai hyri rreth një orë para përfundimit, dhe ai jo vetëm që këndoi, por edhe i dëgjoi njerëzit që po luanin gjithashtu.
“Ende po e dëgjoj zërin.
“Përvojë fantastike – kurë nuk do ta harrojë. “
Të tjerët që ishin atje shkuan në mediat sociale për të dokumentuar përvojën.
“E pabesueshme por e vërtetë”, ka shkruar njëri.

Përgatiti:
