Gjatë vitit 2024, në Kosovë ishin rreth 2,864 biznese me qarkullim mbi 1 milion euro. Sipas institutit GAP, këto janë 10 komunat me numrin më të madh të bizneseve milionëshe, të 2024-ës.
Në vendin e parë është Prishtina, me 1,037 biznese milionëshe. Në këtë komunë kryeson tregtia me shumicë dhe pakicë, pastaj ndërtimtaria, informimi dhe komunikimi etj.
Pason komuna e Prizrenit me 225 biznese milionëshe. Po ashtu në këtë komunë kryesojnë bizneset që ndërlidhen me tregti me shumicë dhe pakicë.
E treta vjen Ferizaj, si komuna me 218 biznese milionëshe. Edhe në këtë komunë zë vend të rëndësishëm tregtia.
Pastaj, janë komunat si: Graçanica, Gjilani, Fushë Kosova, Peja, Gjakova, Mitrovica e Jugut, e Lipjani. /Katror.info
Përgatiti:
