Rruga nën rrethrrotullimin e Lakrishtës tashmë do të jetë gati për qarkullim sapo të përfundojë edhe procesi i sinjalizimit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Kjo rrugë do të shkarkojë trafikun e ngarkuar në rrugët ‘Tirana’ e ‘Bill Klinton’.Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tone”, ka shkruar Rama. /Katror.info
Përgatiti:
