Prodhimi i energjisë nga era dhe dielli në Bashkimin Evropian u rrit me 46% nga viti 2019, që kur Komisioni aktual Evropian mori detyrën, deri në vitin 2023, duke zhvendosur një të pestën e gjenerimit të karburanteve fosile të bllokut.
Komisioni ka propozuar një objektiv prej 45% të burimeve të rinovueshme të energjisë në përzierjen e përgjithshme të energjisë deri në vitin 2030. Ndërsa shumë politika të BE-së për të frenuar emetimet e gazeve serrë janë tashmë në fuqi, disa ligje janë rishikuar dhe pritet të kenë ndryshimë në pesë vitet e ardhshme.
Kapaciteti i erës dhe diellit i BE-së është rritur me 65% që nga viti 2019. Kapaciteti i erës u rrit me 31% në 219 gigavat (GW) në vitin 2023, ndërsa kapaciteti diellor u dyfishua në 257 GW, ekuivalent me instalimin e më shumë se 230,000 paneleve diellore çdo ditë gjatë katër viteve.
Pa këtë ndryshim, prodhimi i fosileve do të kishte rënie vetëm me 1.9%, në vend të 22%, pasi kërkesa më e ulët për energji elektrike u kompensua nga një rënie në prodhim, por nga burime të tjera të energjisë së pastër.
Ekspertët e konsiderojnë këtë si fazë të artë për Bashkimin Evropian, pasi ka më shumë diell dhe erë se kurrë më parë, duke ndikuar drejtpërdrejt në prodhimin e energjisë elektrike.
Kapaciteti shtesë diellor dhe i erës ndihmoi në shtytjen e pjesës totale të burimeve të rinovueshme në 44% të përzierjes së energjisë elektrike të BE-së në 2023, nga 34% që ishte në vitin 2019. Sakaq, një rënie në prodhimin e qymyrit dhe gazit ka ulur peshën e prodhimit të lëndëve djegëse fosile në 32.5% nga 39%./Katror.info