Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, shikuesit e Netflixit u turrën të mësojnë më shumë për jetën e saj. Sezoni i parë i “The Crown”, seriali fitues i çmimeve të Netflix për mbretërinë e e Elizabeth II gjatë dekadave, hyri në top 10-shen e Netflix këtë javë, shkruan CNN.
Sipas kompanisë, seriali, në të cilin Claire Foy dhe Olivia Colman luajnë rolin e Mbretëreshës Elizabeth II, pati shikueshmëri prej 17.6 milionë orësh duke e bërë shfaqjen e shtatë më të ndjekur në gjuhën angleze në Netflix javën e kaluar.
Produksioni i dramës historike të Netflix (NFLX) tha javën e kaluar se ka ndaluar xhirimet për sezonin e gjashtë të shfaqjes pas lajmit për vdekjen e monarkes.
“Në shenjë respekti, xhirimet në “The Crown” u pezulluan sot”, thanë producentët e serialit në një deklaratë për CNN. “Xhirimet do të pezullohen gjithashtu në ditën e funeralit të Madhërisë së Saj Mbretëreshës.”
Shfaqja e krijuar nga Peter Morgan rrëmbeu çmimet Emmy në kategorinë e dramës në vitin e kaluar duke marrë çmimin kryesor të mbrëmjes për serialin dramatik të jashtëzakonshëm. Gjithashtu fitoi çmimin e artë për aktorët kryesorë, Colman, Josh O’Connor (i cili luajti Princin Charles), Tobias Menzies (i cili luajti Princin Philip) dhe Gillian Anderson (e cila luajti Margaret Thatcher).
Sezoni i ardhshëm i serialit do të ketë premierën në nëntor. Ylli i “Harry Potter” Imelda Staunton do të luajë në rolin e Mbretëreshës Elizabeth. Producentët kanë thënë se seriali do të përfundojë pas sezonit të 6-të.
Përgatiti:
