Mes shqetësimeve në rrjet të përdoruesve për krizat aktuale të njëpasnjëshme, një nga referencat që përmendet është një film me aktorin Sylvester Stallone që duket si “parashikimi” më i mirë sesi bota do të dukej sot.
Me aktorë si Sandra Bullock e Wesley Snipes, filmi i vitit 1993 ‘Demolition Man’ ndoshta mund të ketë ‘shikuar’ para kohës së tij.

Filmi fantastik i aksionit ndjek ngjarjet e luftës së bandave në Los Angeles, SHBA, teksa polici i guximshëm John Spartan (i luajtur nga Stallone) tenton të ndalojë gangsterin e dhunshëm Simon Phoenix (i luajtur nga Wesley Snipes) por të dy çuditërisht dënohen me burgim në ngrirje, në atë që njihet aty si ‘CryoPrison’./Katror.info