Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave ka njoftuar qytetarët se rruga “Ulëzat” në Hajvali do të jetë e mbyllur përkohësisht dhe pjesërisht për shkak të punimeve ndërtimore.
Mbyllja e rrugës pritet të zgjasë deri më 24 dhjetor 2025. Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe do të sigurohet lëvizja e lirë për këmbësorët, ndërsa trafiku do të menaxhohet në mënyrë që të minimizohen pengesat për qarkullim.
Qytetarët apelohet të respektojnë sinjalizimin dhe udhëzimet e dhëna nga punonjësit e terrenit për siguri dhe qarkullim të rregullt./Katror.info