katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Ministria e Mjedisit del me udhëzime se si të veprohet në rast të tërmetit
    42 minutes ago
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    48 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    1 hour ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    49 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    22 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    22 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    22 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    19 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    22 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: RTK flet italisht: Transmetohen filma dhe seriale të prodhuara nga RAI
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

RTK flet italisht: Transmetohen filma dhe seriale të prodhuara nga RAI

Last updated: 05/12/2023 2:10 PM
284 Shikime
Shpërndaje
Foto: Kosova Press
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. RTK flet italisht: Transmetohen filma dhe seriale të prodhuara nga RAI

Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën dhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë. Në ceremoni përveç krerëve të dy institucioneve, ishte i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas kësaj marrëveshje, dy seriale, katër filma dhe gjashtë dokumentarë të prodhuar nga Radiotelevizioni italian do të transmetohen vitin e ardhshëm në Radio Televizionin e Kosovës, në gjuhën origjinale dhe me titra në gjuhët vendase.

“Paketa” përfshin prodhime cilësore të prodhuara së fundmi, si serialet televizive “Cuori” dhe “Mina Settembre”, filmat “Hija e ditës”, “E drejta e lumturisë”, “Tina Anselmi”, “Carosello Carosone” dhe dokumentarët “Sergio Marchionne”, “Enzo Ferrari”,  “Fellini. Io sono un clown – Fellini. Unë jam një kloun”, “Infinito. L’universo di Luigi Ghirri – Pafundësi. Universi i Luigi Ghirrit, “Ezio Bosso” dhe “Lion’s Share”.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Programet do të transmetohen në “prime time”, përkatësisht në orare me shikueshmëri të lartë, me titra në shqip (RTK1) dhe serbisht (RTK2).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë sot në Prishtinë, në ambientet e Radio Televizionit të Kosovës, në prani të Kryeministrit Kurti dhe ambasadorit italian Antonello De Riu nga Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj  dhe drejtori të IIK-së në Tiranë Alessandro Ruggera.

Foto: RTK

“Kemi të bëjmë me një projekt të rëndësisë strategjike, përmes të cilit sjellim publikun kosovar më afër gjuhës dhe kulturës italiane, përmes prodhimeve argëtuese të nivelit të lartë të garantuar nga marka RAI. Një nismë që nënkupton edhe një mesazh politik, siç dëshmon fokusi në dy gjuhët zyrtare të vendit, ku përsëri Italia bëhet një urë mes komuniteteve të Kosovës, të cilat dëshirojnë të jetojnë së bashku në paqe dhe të integruara”, ka thënë ambasadori De Riu.

“I jemi jashtëzakonisht mirënjohës Ambasadës dhe Institutit të Kulturës për këtë projekt, me të cilin Italia konfirmon mbështetjen e saj për Televizionin publik të Kosovës, një televizion që synon të flasë me të gjithë pa dallim. Në Kosovë ka shumë kërkesë për Italinë dhe përmes produksioneve që kemi përzgjedhur si ato për Enzo Ferrari, Federico Fellini, Renato Carosone apo tetëdhjetëvjetorin e Festivalit të Filmit në Venecia, jam i bindur se interesi do të rritet edhe më shumë”, theksoi drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Ahmetxhekaj.

Në ditët në vijim do të nënshkruhet një kontratë pasqyrë mes RTK-së dhe RAI.com. Prodhimet kryesore të “ciklit italian” që do të transmetohen në RTK në vitin 2024 janë dy serialet televizive”Cuori” dhe ” Mina Settembre”, të dyja të prodhuara në vitin 2021, episodet e të cilave janë parë në Itali nga miliona shikues.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në serinë e parë, historia zhvillohet në Torino në fund të viteve gjashtëdhjetë, ku mes punës dhe ndjenjave shpesh kontradiktore, një grup kardiologësh përpiqen të revolucionarizojnë mjekësinë duke eksperimentuar me teknika të reja për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundur.

Seriali i dytë televiziv, i bazuar lirshëm në tregimet e shkrimtarit Maurizio De Giovanni, fokusohet në një asistente sociale, Mina, e cila punon në një qendër këshillimi familjar në qendrën historike të Napolit, e ndarë mes kërkimit të vazhdueshëm për një zgjidhje të problemeve të të tjerëve dhe një jetë dashurie disi të pasigurt.

Marrëveshja është realizuar në kuadër të një projekti të veçantë të promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar Italian, përkatësisht Drejtoria e Përgjithshme për Diplomacinë Publike dhe Kulturore, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë, Institutin Italian të Kulturës së Tiranës, i cili është kompetent edhe për Kosovën, dhe RAI.Com, filial i Rai Group i cili promovon dhe shpërndan të drejtat e përmbajtjes RAI në Itali dhe në mbarë botën./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:ITalishtlajme të miranenshkrimi i marreveshjesRAIRTKtop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Informacion i rëndësishëm: Sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?
Artikulli i ardhshëm WhatsApp do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

6 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

9 Shikime
Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?