Peshqirët e kuzhinës janë ndër sendet më të përdorura dhe shpesh edhe më të nënvlerësuara kur bëhet fjalë për higjienën në kuzhinë.
Ata përdoren për fshirjen e enëve, tharjen e duarve, pastrimin e sipërfaqeve dhe më pas zakonisht përfundojnë të varur mbi një karrige apo radiator.
Por a e dini se sa shpesh duhet t’i lani për të shmangur përhapjen e baktereve?
Sipas mikrobiologut Jason Tetro, peshqirët e kuzhinës janë një terren i përsosur për zhvillimin e mikrobeve, përfshirë baktere, viruse dhe kërpudha. Kjo ndodh sepse ato përmbajnë grimca mikroskopike të mbetjeve ushqimore që shërbejnë si ushqim për mikroorganizmat, veçanërisht kur mbeten të lagura për një kohë të gjatë.
Niveli i kontaminimit varet nga mënyra e përdorimit: nëse përdorni të njëjtin peshqir për tharjen e duarve, pastrimin e tavolinave dhe tharjen e enëve, rreziku rritet ndjeshëm. Në të kundërt, nëse përdoret vetëm për tharje duarsh, mund të zgjasë më gjatë.
Sa shpesh duhet t’i lani?
- Nëse përdoren për pastrim apo përgatitje ushqimi: çdo 1-3 ditë.
- Nëse përdoren vetëm për tharjen e duarve: deri në 7 ditë.
Si t’i lani siç duhet?
Për të garantuar higjienë maksimale:
- Lajini peshqirët veçmas nga rrobat e tjera.
- Përdorni ujë të nxehtë, detergjent dhe, nëse është e mundur, zbardhues.
- Thajini në temperaturë të lartë për të eliminuar çdo mikrob të mbetur.
Nëse dëshironi një kuzhinë të pastër dhe të sigurt, mos harroni: edhe peshqirët e vegjël kanë ndikim të madh në shëndetin tuaj. /Katror.info
Përgatiti:
