Elena Sadiku do të bëhet trajnerja e parë grua e klubit skocez Celtic, pasi u emërua në krye të ekipit të femrave.
Sadiku do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare e gjysmë në javën e ardhshme, duke e lënë postin te Evertoni.
30-vjeçarja luajti për Rosengard, Kristianstad, Eskilstuna United dhe Hammarby, pasi u tërhoq si lojtare në moshën 23-vjeçare për shkak të lëndimit.
Ajo zëvendëson Fran Alonson, i cili u largua nga femrat Celtic për në Houston Dash pas gati katër vitesh në krye.
Sadiku e fillon rolin e saj të ri të hënën. David Haley, i cili do të mbetet ndihmës menaxher, do të marrë përgjegjësinë për ndeshjen e SWPL të së dielës kundër Montrose.
“Kjo është një ditë kaq e mrekullueshme për mua dhe familjen time, për t’iu bashkuar një klubit dhe shtatit të Celtic në një moment kaq emocionues për ekipin tonë të femrave”, tha Sadiku.
“Është një nder i vërtetë dhe mezi pres të filloj, veçanërisht me kaq shumë ndeshje të rëndësishme që vijnë”.
Sadiku, e cila përfaqësoi Suedinë në grupmosha të ndryshme, iu drejtua zejës së trajneres pas përfundimit të karrierës së saj si lojtare për shkak të lëndimit. /Katror.info
Përgatiti:
