Sekretari amerikan i Thesarit, ka sqaruar para mediave vendimin e fundit të presidentit të SHBA-së.
Scott Bessent i drejtoi një mesazh “çdo vendi në botë” që dëshiron të negociojë – “jemi të gatshëm t’ju dëgjojmë”.
“Do të ulim tarifat bazë në 10 për qind për ata”, shtoi ai.
“Dhe për Kinën do të ngrihen në 125 për shkak të këmbënguljes së tyre për të përshkallëzuar situatën”, deklaroi zyrtari amerikan.
Kjo kthesë e papritur e Trumpit vjen më pak se 24 orë pasi hynë në fuqi tarifa të reja të larta për importet nga dhjetëra partnerë tregtarë.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, theksoi se vendet që nuk ndërmorën masa hakmarrëse ndaj tarifave të mëparshme të SHBA-së do të shpërblehen, raporton Business Insider.
Ndërsa Bessent, për ekonominë vendore shprehet se është e qëndrueshme.
“Kompanitë me të cilat kam folur … CEO-t që kanë ardhur në Thesar, më thonë se ekonomia është shumë solide. Ne morëm shifra shumë të mira të vendeve të punës të premten e kaluar. Mendoj se jemi në gjendje mjaft të mirë,” shtoi ai në deklaratë për media.
Ndryshe, presidenti amerikan kishte përfshirë në tarifa edhe Kosovën, gjegjësisht e kishte ‘dënuar’ me 10 për qind. /Katror.info
Përgatiti:
