katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    16 hours ago
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    10 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    10 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    19 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    19 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    19 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    15 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    19 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Sfida globale e mungesës së hekurit: A janë suplementet zgjidhja?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Sfida globale e mungesës së hekurit: A janë suplementet zgjidhja?

Last updated: 15/03/2025 9:21 AM
102 Shikime
Shpërndaje
Foto: Good Food
  1. katror.info>
  2. Life Style>
  3. Sfida globale e mungesës së hekurit: A janë suplementet zgjidhja?

Mungesa e hekurit është një nga shkaqet kryesore që po shkakton paaftësi në botë, por shkencëtarët ende nuk bien dakord se kur bëhet problem dhe cila është mënyra më e mirë për ta trajtuar atë.

Kur Megan Ryan filloi të ndiente lodhje, mendoi se ishte normale. Ajo ishte një nënë beqare me një fëmijë tre vjeç dhe punonte me orar të plotë. Çdo ditë, kur e merrte të birin nga çerdhja, flinte gjumë bashkë me të gjatë dremitjes së pasdites, dhe nuk i kushtonte shumë rëndësi.

Në një kontroll rutinë mjekësor në qershor 2023, mjeku e pyeti nëse ndiente lodhje të vazhdueshme. Analizat e gjakut treguan se ajo kishte anemi nga mungesa e hekurit. Ajo kuptoi se kishte pasur edhe shenja të tjera. Edhe pse stërvitej rregullisht, ndiente mungesë fryme gjatë ecjeve rutinë.

Mundesh me e lexu edhe...

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

Gjatë shtatzënisë, kishte pasur të njëjtin problem, dhe mjekja e saj e dyshoi mungesën e hekurit kur Ryan përmendi se e vetmja dëshirë për ushqim që kishte pasur ishte akulli një shenjë klasike të pica-s(e cila shoqëron mungesën e hekurit).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Mungesa e hekurit është deficiti më i përhapur i mikronutrientëve në botë sot, duke prekur rreth një në tre njerëz. Është veçanërisht e zakonshme tek fëmijët dhe gratë në moshë riprodhuese, përfshirë ato shtatzëna.

Ky problem mund të shkaktojë pasoja të ndryshme. Kur një grua shtatzënë nuk ka mjaftueshëm rezerva hekuri, mund të ndikohet zhvillimi i trurit të fetusit, dhe ekziston një rrezik më i lartë për peshë të ulët të lindjes, lindje të parakohshme, vdekje gjatë shtatzënisë apo lindje të vdekur.

Për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, mungesa e hekurit mund të ndikojë në zhvillimin afatgjatë, duke shkaktuar probleme të sjelljes, kurse tek të rriturit, mungesa e hekurit është një nga shkaqet kryesore që po shkakton paaftësi në botë. Në raste të rralla, mund të jetë edhe fatale.

“Është një problem madhor global. Është shumë i zakonshëm. Nuk po largohet shumë shpejt. Dhe lidhet me shumë paaftësi”, thotë profesori i ushqyerjes humane në Universitetin e Oksfordit, Michael Zimmermann, i cili ka hulumtuar për vite me radhë deficitet e mikronutrientëve.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Shumica e shkencëtarëve bien dakord se mungesa e hekurit është e zakonshme, por disa pyetje mbeten të hapura, si përcaktimi i saktë i mungesës së hekurit apo rreziku që ajo paraqet për shëndetin në mungesë të simptomave të tjera.

“Në momentin që dikush ka mungesë hekuri, trupi fillon të prodhojë rruaza të kuqe të gjakut në një mënyrë ndryshe”, shpjegon Sant-Rayn Pasricha, një hematolog klinik dhe drejtues i Shkollës së Shëndetit Global në Melburn.

Tek gratë, për shembull, anemia nga mungesa e hekurit – kur trupi nuk ka mjaftueshëm hekur për të prodhuar rruaza të kuqe të gjakut – është një nga shkaqet kryesore të shkaktimit të paaftësisë në të gjithë botën. Një studim mbi dhuruesit për herë të parë të gjakut në SHBA tregoi se nivelet e ulëta të hekurit ishin të pranishme në 12% të grave, por në më pak se 3% të burrave, ku arsyeja kryesore është humbja e rregullt e gjakut përmes ciklit menstrual.

Edhe atletët që stërviten intensivisht, vegjetarianët, veganët dhe ata që dhurojnë gjak shpesh janë në rrezik më të lartë. Po ashtu, njerëzit me probleme shëndetësore si sëmundja e veshkave apo sëmundja celiake(një çrregullim autoimun i shkaktuar nga intoleranca ndaj glutenit), të cilat mund të pengojnë përthithjen e hekurit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Fëmijët janë ndër grupet më të prekura nga mungesa e hekurit, sepse ai është thelbësor për zhvillimin e tyre.

“Cila është periudha më e shpejtë e rritjes gjatë gjithë jetës sonë? Fëmijëria e hershme. Brenda një viti, trefishohet pesha e lindjes dhe dyfishohet gjatësia”, shpjegon Mark Corkins, kryetar i Komitetit për Ushqyerjen në Akademinë Amerikane të Pediatrisë (AAP).

Edhe në vendet e pasura, mungesa e hekurit mbetet e zakonshme. Në SHBA, për shembull, deri në 4% e foshnjave kanë anemi nga mungesa e hekurit, ndërsa rreth 15% kanë mungesë hekuri pa anemi.

Mungesa e hekurit nuk do të thotë domosdoshmërisht se një person do të zhvillojë anemi pot “mungesa e hekurit mund të konsiderohet si një fazë para anemisë”, thotë hematologu klinik Pasricha.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sipas tij, rëndësia e mungesës luan një rol kyç. Kur nivelet e hekurit bien, trupi fillon të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut në një mënyrë të ndryshme.

“Ato bëhen më të vogla dhe, me kalimin e kohës, sasia e hemoglobinës – që transporton oksigjenin në gjak – bie nën nivelin e shëndetshëm”, shpjegon ai, ku në këtë fazë, diagnoza bëhet anemi nga mungesa e hekurit.

Megjithatë, disa specialistë pyesin nëse mungesa e hekurit është gjithmonë shqetësuese – veçanërisht nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera.

Pasricha, i cili ka bashkautorësuar një studim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë mbi suplementet e hekurit te gratë, zbuloi se gratë me mungesë hekuri që ndiheshin të lodhura patën përmirësim pas marrjes së suplementeve, ndërsa ato që nuk kishin lodhje nuk ndjenë ndonjë ndryshim.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Kjo na tregon se nëse je i sëmurë nga mungesa e hekurit, trajtimi do të ndihmojë. Por nëse ndihesh mirë dhe thjesht ke nivele të ulëta të hekurit, nuk është e sigurt nëse trajtimi do të të bëjë të ndihesh më mirë”, thotë ai.

Duhet të marrim suplemente apo jo?

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që foshnjat që ushqehen vetëm me gji të marrin pika hekuri nga muaji i katërt i jetës, pasi qumështi i gjirit përmban nivele të ulëta të këtij minerali, ndërsa formulat e qumështit zakonisht janë të pasuruara me hekur. Megjithatë, disa studiues e vënë në dyshim këtë qasje.

Pasricha morri pjese në një nga studimet më të mëdha mbi efektin e suplementeve të hekurit në zhvillimin e fëmijëve u zhvillua në Bangladesh me 3 mijw e 300 foshnja tetë muajshe. Fëmijët u ndanë në dy grupe, njëri mori suplemente hekuri për tre muaj, ndërsa tjetri një placebo.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Rezultatet treguan se, edhe pse hemoglobina dhe niveli i hekurit u përmirësuan te fëmijët që morën suplementin, nuk pati ndonjë ndikim të dukshëm në zhvillimin e tyre neurologjik.

Një tjetër studim ka treguar se edhe pas korrigjimit të mungesës së hekurit me suplemente, fëmijët vazhdonin të përjetonin çrregullime të gjumit, madje edhe vite më vonë. Po ashtu, është zbuluar se mungesa e hekurit në lindje mund të ketë pasoja afatgjata në trurin e fëmijëve, duke ndikuar në zonat e lidhura me kontrollin kognitiv edhe pas disa vitesh, edhe nëse më vonë nivelet e hekurit janë korrigjuar.

Një teori tjetër sugjeron se ndoshta nuk është vetë mungesa e hekurit ajo që ndikon në zhvillimin e fëmijës, por fakti që mungesa e tij është një tregues i një diete të pamjaftueshme edhe në lëndë të tjera ushqyese.

Ndërkohë, disa studime të tjera kanë treguar se fëmijët me nivele normale të hekurit, por që marrin suplemente, mund të kenë rritje më të ngadaltë ose të shtojnë më pak peshë. Një eksperiment me foshnja të cilave iu dha formulë me përmbajtje të lartë hekuri tregoi se ata kishin rezultate më të dobëta në testet e kujtesës vizuale, përvetësimit të leximit dhe matematikës në moshën 10 dhe 16 vjeç, krahasuar me ata që kishin marrë formulë me përmbajtje të ulët hekuri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Megjithatë, kur dikush ka mungesë të hekurit ose anemi nga mungesa e hekurit, suplementet mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit dhe performancës fizike. Një analizë mbi atletët me mungesë hekuri tregoi se suplementet jo vetëm që rritën nivelet e hemoglobinës, por përmirësuan edhe kapacitetin e tyre aerobik.

Dieta e balancuar për mungesën e hekurit

Ekspertët bien dakord se mënyra më e mirë për të marrë hekurin e nevojshëm është një dietë e ekuilibruar me burime të pasura hekuri, si mishi i kuq, mëlçia, peshku, fasulet, arrat dhe frutat e thata.

Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon 11 mg hekur në ditë për foshnjat 6-12 muajshe, 7 mg për fëmijët 1-3 vjeç dhe 10 mg për fëmijët 4-8 vjeç. Kjo dozë më e lartë për foshnjat vjen nga zhvillimi i tyre i shpejtë, por edhe nga fakti se shumë prej tyre konsumojnë burime bimore të hekurit, të cilat trupi i përthith më pak sesa hekuri me origjinë shtazore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Dieta është qasja më e mirë. Trupi e përthith dhe e përdor më mirë,” thotë Corkins. “Por nëse dikush është në një gjendje të rëndë anemie, suplementet janë të domosdoshme.”

Për Ryan, problemet me hekurin u zgjidhën me suplemente gjatë shtatzënisë dhe me infuzione hekuri në spital për pesë muaj. “Nuk ishte një zgjidhje e shpejtë”, thotë ajo, por me kalimin e kohës lodhja e saj u zhduk./Katror.info

Artikulli është publikuar fillimisht në BBC, e më pas është përkthyer nga Albanian Post.

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:hekuriLifestylesuplimentettop3zgjidhja

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kanalet e Zërit të Amerikës ndërprejnë transmetimet pas vendimit të Trump
Artikulli i ardhshëm Fundi i një epoke! Donatella jep dorëheqjen nga drejtimi i “Versace”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

YouTube Music teston mënyra të reja për të mbështetur tekstet e këngëve

7 Shikime
Life Style

Truku që ju tregon nëse ka ardhur koha për një jastëk të ri!

33 Shikime
Life Style

Ndryshime të reja në App Store: Apple dhe Google angazhohen për më shumë transparencë

35 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?