Ka më shumë se një vit që Shakira dhe Pique njoftuan publikisht se dashuria e tyre ka marrë fund dhe se të gjithë vazhdojnë rrugën e tyre, por se bashkërisht do të kujdesen për dy djemtë e tyre, Milanin dhe Sashën.
Shumë shpejt u bë e ditur se për Pique ai udhëtim nënkuptonte të kënaqej me një studente 22-vjeçare me të cilën e tradhtoi Shakirën për muaj të tërë, ndërsa këngëtarja kolumbiane u mbyll në studio nga ku lëshoi hit pas hiti që pushtuan muzikën botërore, shkruan Katror.info.
Në fillim të prillit, Shakira dhe fëmijët e saj u larguan përfundimisht nga Barcelona dhe filluan një jetë të re në Miami. Krahas detyrimeve të biznesit, të cilat i kishte lënë prapa për hir të familjes, Shakira iu përkushtua jetës së saj private dhe u pa disa herë në shoqërinë e personazheve të tjerë të famshëm si modelja Gisele Bündchen, ylli i NBA-së Jimmy Butler dhe pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Këngëtarja ka qenë aktive edhe në profilin e saj në Instagram, ku së fundmi poston video duke kërcyer në mënyrë joshëse, të cilat brenda natës bëhen virale.
Kërcimi së bashku me muzikën është një nga dashuritë më të mëdha të Shakirës dhe lëvizjet e saj janë një nga gjërat që e bënë këtë këngëtare të spikatur në skenën muzikore në fillimet e karrierës së saj.
Në komente adhuruesit nuk reshtin së lavdëruari dhe i shkruajnë se prej vitesh nuk është dukur më e kënaqur dhe e lumtur./Katror.info