Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer për fitore të Baselit ndaj Servettes. Të dielën mbrëma, Baseli fitoi 3:1, ndërsa të tre golat i shënoi Shaqiri.
Ai shënoi supergol nga goditja e dënimit për 1:0 në minutën e 40-të. Servette barazoi në minutën e 55-të, ndërsa Shaqiri shënoi dy golat e fitores në minutat shtesë.
Për 2:1 shënoi nga penalltia në minutën e 91-të, ndërsa gol tjetër shënoi në minutën e 93-të për 3:1, shkruan koha.
Shaqiri po kalon superformë. Tashmë i ka pesë gola e plot shtatë asistime në 11 paraqitje. Ka kontribuuar me gola apo asistime në pesë ndeshjet e fundit.
Baseli tani është lider i Superligës së Zvicrës me 28 pikë, sa i ka edhe Lugano. Janë luajtur 15 xhiro./Katror.info