Xherdan Shaqiri shkëlqeu me dy gola në derbin e Superligës së Zvicrës, ku skuadra e tij, Basel, triumfoi 4:1 ndaj Young Boys. Takimi i zhvilluar të mërkurën në mbrëmje i përkiste javës së katërt të kampionatit.
Kapiteni i Baselit zhbllokoi rezultatin në minutën e 39-të dhe më pas realizoi edhe nga pika e bardhë në minutën e 60-të, duke regjistruar golat e tij të parë për këtë edicion. Në sfidën e mëparshme, ai kontribuoi me asist në fitoren 2:1 kundër Grasshopper.
Ndërkohë, Albian Ajeti ishte në formacionin bazë, luajti deri në minutën e 67-të dhe mori një karton të verdhë në pjesën e parë.
Pas kësaj fitoreje, Baseli grumbullon gjashtë pikë në tri ndeshje të luajtura./Katror.info