Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Rutte tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO po forcohen. Ai shkroi në X se aleatët e NATO-s po lëvizin shpejt për të investuar më shumë në mbrojtje.
Great to talk with @realDonaldTrump
US & NATO are getting stronger. NATO Allies are moving quickly to invest more in defence. Big increases announced & others to follow.
On Ukraine, Allies are preparing billions more in aid + contributions to security guarantees. pic.twitter.com/d4zxbkGhsD
— Mark Rutte (@SecGenNATO) February 27, 2025
“Ishte kënaqësi të bisedoja me Presidentin Donald Trump. SHBA dhe NATO po forcohen gjithnjë e më shumë. Aleatët e NATO-s po lëvizin me shpejtësi për të rritur investimet në mbrojtje. Janë njoftuar rritje të konsiderueshme dhe priten të tjera. Për Ukrainën, Aleatët po përgatisin miliarda ndihma shtesë dhe kontribute për garancitë e sigurisë,” ka shkruar ai në X. /Katror.info