Sot në Shtetet e Bashkuara shënohet Dita e Pavarësisë, që këtë vit përkon me 249-vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar.
Më 4 korrik 1776, 13 kolonitë e atëhershme amerikane miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke nisur rrugëtimin e tyre drejt krijimit të një shteti të pavarur dhe të bashkuar.
Kushtetuta e SHBA-së, e cila u miratua në vitin 1787, vendosi themelet e organizimit shtetëror në tre degë kryesore: ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore – të përfaqësuara nga Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Kjo ditë festohet tradicionalisht në të gjithë vendin me parada, aktivitete për familje dhe shfaqje të mëdha fishekzjarrësh, duke përkujtuar një ndër momentet më të rëndësishme të historisë amerikane./Katror.info