Pensionistët që nuk mund të vizitojnë zyrat e pensioneve për shkak të arsyeve shëndetësore tani mund të përfitojnë nga shërbimi i ri i lajmërimit në shtëpi, të ofruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
Që nga gushti 2023, ekipet mobile të Ministrisë vizitojnë pensionistët në adresën e tyre të banimit për të kryer procesin e verifikimit që duhet bërë çdo gjashtë muaj. Pensionistët mbi 80 vjeç dhe ata me probleme shëndetësore mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit, ndërsa kërkesën mund ta bëjë edhe një anëtar i familjes.
Ekipet mobile punojnë 7 ditë në javë për të siguruar vizita të rregullta. Kontaktet sipas rajoneve janë:
- Prishtinë: pensionet.pr@rks-gov.net | ☎️ 038 213 268
- Pejë: pensionet.pj@rks-gov.net | ☎️ 039 431 217
- Gjakovë: pensionet.gjk@rks-gov.net | ☎️ 039 326 999
- Gjilan: pensionet.gji@rks-gov.net | ☎️ 028 324 555
- Ferizaj: pensionet.fe@rks-gov.net | ☎️ 0290 320 403
- Mitrovicë: pensionet.mi@rks-gov.net | ☎️ 028 533 010
Ministria thekson se qëllimi është që pensionistët të mos përballen me vështirësi gjatë procesit të lajmërimit dhe që shërbimet të jenë sa më afër qytetarëve./Katror.info










