Shtëpia e ankandeve Sotheby’s në New York ka njoftuar se e ka shitur tabletin më të vjetër, me gdhendjet e 10 urdhëresave biblike.
Njëra prej shtëpive më të mëdha të ankandeve në botë, Sotheby’s , New York-ut, ka njoftuar se ka arritur ta shesë tabletën më të vjetër, në të cilën gjeden 10 urdhëresat biblike, për një shumë prej 5 milionë dollarësh.
Kjo tabletë e rrallë, e cila besohet të daton mes shekullit të katërt dhe të gjashtë, u zbulua në vitin 1913 në bregun jugor të Izraelit dhe besohet të jetë i vetmi artefakt i tillë nga koha e antikitetit, i cili është i paprekur.
Sotheby’s nuk e publikoi identitetin e pronarit të ri, por tha se ai u ble nga një person privat./Katror.info