Në Ditën Botërore të Shkathtësive të të Rinjve, Europe House Kosova hapi dyert për një ngjarje të veçantë nën titullin “Shkathtësia ime, rrëfimi im”, që u shndërrua në një hapësirë frymëzimi, reflektimi dhe fuqizimi për të rinjtë nga e gjithë Kosova, shkruan Katror.info.
Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë historitë personale të disa zërave të guximshëm dhe frymëzues – Adriatik Llugiqi, Donarta Sh Uka, Edlira Dibrani, Diar Bekteshi, Ilir Kiçmari dhe Visar Kukaqi – të cilët ndanë mënyrën se si shkathtësitë i kanë udhëhequr në rrugën e ndërmarrësisë, aktivizmit dhe angazhimit qytetar.
Ngjarja u karakterizua nga fjalime të sinqerta, mesazhe të forta dhe një atmosferë mbështetëse për të rinjtë që duan të zhvillojnë potencialin e tyre dhe të ndikojnë në shoqëri.
Europe House falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe energjinë që e bënë këtë ditë të paharrueshme – duke theksuar se frymëzimi vazhdon./Katror.info