Ka vazhduar shkëlqimi i Xherdan Shaqirit dhe Donat Rrudhanit me skuadrat e tyre në Superligën e Zvicrës.
Dy futbollistët nga Kosova kanë lënë gjurmë këtë javë në Zvicër me gola e asistime.
Shaqiri ishte fantastik në fitoren e Baselit 0-4 në udhëtim te Zurichu duke shënuar dy gola.
Team of the Week provided by Sofascore
Ndërkohë reprezentuesi kosovar, Donat Rrudhani ishte i pandalshëm për Luzernin, pasi fituan 5-0 ndaj Young Boys Bern.
Në këtë sfidë Rrudhani ishte më i miri në fushë duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.
Të dy futbollistët nga Kosova kanë zënë vend në formacionin e javës në Zvicër./Telegrafi/Katror.info