Sonte në Shtëpinë e Evropës në Mitrovicën e Veriut, duke filluar nga ora 17:00, mbahet ekspozita e artit “Shkëmbim i Perspektivave”, ku do të prezantohen punimet e studentëve nga Fakulteti i Arteve në Prishtinë, shkruan Katror.info.

Kjo ngjarje unike sjell në qendër të vëmendjes krijimtarinë e artistëve të rinj, duke nxitur dialogun artistik dhe shkëmbimin kulturor mes komuniteteve përmes fuqisë së artit.
Në ekspozitë do të prezantohen punimet e Yll Xhaferit, Rinor Dautit, Rinea Mustafës, Diellza Hysenit, Jeta Nezirit, Diona Ramadanit dhe Elienta Culajt, të cilët sjellin perspektiva të freskëta dhe qasje të ndryshme artistike.
Një ekspozitë e ngjashme, e cila do të mbahet më 28 shkurt, nga ora 18:00 do t’i shfaqë punimet e studentëve serbë nga Kosova veriore në Europe House Prishtinë, duke ofruar një mundësi për shkëmbim dinamik artistik dhe lidhje mes komuniteteve përmes artit./Katror.info