Shkencëtarët kanë zbuluar se mikroorganizmat e modifikuar gjenetikisht mund ta kthejnë mbeturinën plastike në paracetamol, duke hapur rrugën për një prodhim më të pastër dhe të gjelbër të këtij analgjeziku të zakonshëm.
Tradicionalisht, paracetamoli prodhohet nga nafta dhe proceset industriale të bazuara në karburante fosile.
Në Universitetin e Edinburgh-ut, studiuesit modifikuan një variant të padëmshëm të E. coli-s me gjene nga kërpudhat dhe bakteret e tokës, pastaj e ekspozuan ndaj plastikës PET (e gjetur në shishe dhe paketime ushqimore), raporton Katror.info.
Përmes një procesi të quajtur “fermentimi preciz” – i ngjashëm me prodhimin e birrës – ky mikrob ishte në gjendje të shndërronte mbeturinat PET në paracetamol në më pak se 24 orë, me pothuajse zero emetime karboni.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten më shumë hulumtime për zhvillimin e një procesi komercial.
“Kjo tregon se plastika PET nuk është vetëm mbeturinë, por mund të përfshihet në prodhimin e produkteve të çmuara, përfshirë medikamentet,” tha Prof. Stephen Wallace, kryetar i biokimisë kimike në Edinburgh./Katror.info